Pas operacionit të SPAK në lidhje me grupin e strukturuar kriminal dhe me zbardhjen e disa ngjarjeve kriminale janë bërë publike edhe bisedat e dy armiqëve të përbetuar, Ervis Martinajt dhe Leonard Dukës.
Biseda e tyre është fill pas vrasjes së Santiago Malkos, mik i Ervis Martinajt, i ekzekutuar nga grupi i Leonard Dukës.
Ervis Martinaj i shkruan Dukës në lidhje me Elvis Gacajn, një prej anëtarëve më të rrezikshëm të klanit Duka, i njohur si “Gabeli”, i arrestuar në vitin 2019. 50-vjeçari ka arritur që t’ju shpëtojë tri atentateve, të cilat kanë lenë pas jo pak viktima. Në vitin 2015 ka qenë shënjestra e një atentati tek “Lulishte 1 Maji” në Tiranë, ku mbetën të vrarë gabimisht dy persona, ndërsa ai u plagos.
Martinaj i thotë Dukës se Gacaj është “qelbanik” dhe nuk e vrau kur doli nga burgu sepse e pa kur mori vajzën në krah dhe aty iu kujtua vajza e tij.
“Ervisi i shkruan qe nuk ka me qelbanik se ai Gaxha (Elvis Gacaj) do e vrisnim ate dite qe doli nga burgu por mori femijen ne krah dhe mu kujtua goca ime dhe e fala“ – shkruhet në dosjen e prokurorisë.
Më pas biseda e tyre vazhdon për ekzekutimin e Durim dhe Valter Bamit, dy vëllezërve që kanë qenë shënjestër e atentatit me urdhër të ish-deputetit Arben Ndoka.