Gërvishtën makinat dhe u rrahën me grushte, zbardhet sherri i ndodhur te “Zogu i Zi” VIDEO

Date:

- Advertisement -

Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me sherrin e ndodhur pasditen e sotme te “Zogu i Zi”.

Mësohet se rreth orës 18:45, shtetasit me iniciale A.H 49-vjeç dhe M.H 23-vjeç i kanë gërvishtur makinën një 28-vjeçari me iniciale E.Sh.

Pas gërvishtjes së makinave, personat në fjalë kanë nisur të konfliktohen dhe kanë goditur me grushte njëri-tjetrit duke pësuar edhe lëndime.

Të tre shtetasit e lartpërmendur janë shoqëruar në Komisariat ndërsa hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes vijojnë.

VIDEO

Njoftimi i policisë Tiranë

Në lidhje me një video të postuar në portale, në të cilën duken disa persona që konfliktohen me njëri-tjetrin, afër Zogut të Zi, ju sqarojmë se:

Ditën e sotme, rreth orës 18:45, afër rrethrrotullimit të Zogut të Zi, shtetasi A. H., 49 vjeç, banues në Dibër, dhe M. H., 23 vjeç, banues në Tiranë, kanë gërvishur automjetin që drejtonte shtetasi E. Sh., 28 vjeç, banues në Tiranë. Pasi janë gërvishur dy mjetet, kanë dalë të dy palët duke u konfliktuar dhe kanë goditur njëri-tjetrin me grushte. Si pasojë e goditjeve kanë marrë dëmtime të lehta. Të dy palët e përfshira në konflikt janë shoqëruar në komisariat dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related