U prezantuan si vullnetarë për të hequr baltën, çifti shqiptar i vjedhin kursimet të moshuarve

Date:

- Advertisement -

Dy shqiptarë kanë rënë në pranga në Itali, pasi tentuan të shfrytëzonin situatën e përmbytjeve për të vjedhur para. Dhe në fakt ia dolën, por në fund gjithçka u diktua dhe ata ranë në prangat e policisë. Mediat italiane raportojnë se dy personat janë prezantuar si vullnetarë, duke u ofruar për të hequr baltën nga shtëpia e dy të moshuarve në zonën e Ravenës.

Përveç heqjes së baltës, dy shqiptarët kishin marrë një sasi prej 6 mijë eurosh. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Ravenës, në Fornaces, ku një burrë dhe një grua me origjinë shqiptare janë paraqitur pranë një çifti të moshuarish, shtëpia e të cilëve ishte e rrethuar nga balta që në fillim të emergjencës.

Pasi pastruan katin zero dhe kopshtin, çifti ishin larguar. Pas kontrollit, dy të moshuarit kishin zbuluar se u mungonin 6 mijë euro nga kursimet e tyre personale. Ata kanë denoncuar menjëherë rastin dhe policia brenda pak orësh ka arrestuar autorët. 6 mijë eurot iu kthyen pronarëve, ndërkohë që tashmë dy shqiptarët duhet të përballen me ligjin.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related