Lotët e një legjende/ Bufoni e përjeton futbollin me të njëjtin pasion edhe 45 vjeç, qan pasi humbi shansin të rikthehej në Serinë A

Date:

- Advertisement -

Xhanluixhi Bufon do të luajë sërish në Serinë B sezonin e ardhshëm. Parma u eliminua mbrëmjen e djeshme në gjysmëfinale të “play off”-it. Vendasit barazuan 0-0 kundër Kaljarit, por këta të fundit fituan ndeshjen e parë me shifrat 3-2 dhe prenë biletën për në finale, ku do të përballen me Barin. Bufoni e ndoqi ndeshjen nga pankina, por kjo nuk i zbehu aspak emocionet për portierin italian.

Edhe pse në moshën 45-vjeçare, ish-gardiani i Juventusit e përjeton futbollin me po të njëjtin pasion si në ditët kur sapo kishte nisur karrierën. Bufoni ka shpërthyer në lot pas eliminimit, duke treguar se sa shumë do të thoshte për legjendën e Italisë kjo ndeshje./Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Kush do t’i mbledhë ullinjtë tanë?”/ Habit Mitsotakis me deklaratën për emigrantë shqiptarë

Ardhja e emigrantëve të parë italianë në Shqipëri, si...

Pastronin paratë e klanit “Çopja”, arrestohet në Romë një prej vëllezërve Merkaj

Klajdi Merkaj, në kërkim ndërkombëtar për llogari të dosjes...

Vazot e kualifikueseve të Kupës së Botës, Shqipëria rrëzikon përballje “BIG” dhe me Kosovën

Me 13 dhjetor do të hidhet shorti i kualifikueseve...