VIDEO/ Më shumë se 120 minuta lojë për të përcaktuar fituesin, Erzeni do të jetë në “Abissnet Superiore” edhe sezonin tjetër

Date:

- Advertisement -

Erzeni do të jetë edhe sezonin e ardhshëm pjesë e “Abissnet Superiore”-s. Skuadra shijakase ka fituar ndeshjen e “play out”-it kundër Korabit me rezultatin përfundimtar 2-1. Fitorja nuk ka qenë e lehtë, teksa për të siguruar biletën për në Superiore janë dashur më shumë se 120 minuta lojë.

VIDEO nga ndeshja

Sadiki zhbllokoi shifrat që në minutën e 3-të të takimit, por Korabi u kundërpërgjigj po gjatë pjesës së parë. Tabaku ktheu sërish baraspeshën në minutën e 19 dhe rezultati mbeti i pandryshuar përgjatë gjithë kohës së rregullt. Skuadrat i drejtohen 30 minutave shtesë, ku përcaktohet edhe fituesi. Mehmeti kalon shpejt në epërsi Erzenin. Lojtari shërbehet në zonë në minutën e 93-të dhe me të majtën e tij mposht portierin e Korabit.

Erzeni gjen përsëri rrugën e rrjetës në pjesën e dytë të kohës shtesë me anë të Kapllanit, por gjyqtari i mohon golin për pozicion jashtë loje gjatë aksionit. Në fund shijakasit fitojnë me rezultatin e ngushtë 2-1, çka i siguron qendrimin në “Abissnet Superiore” edhe për një sezon tjetër./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related