VIDEO/ “BOSI” futet me skaf deri në bregdetin e Borshit

Date:

- Advertisement -

Një raportim nga Borshi ka mbërritur së fundmi në redaksinë e JOQ ALBANIA. “Një skaf, me në krye bosin e tij” ka dalë në breg të detit duke i rrezikuar jetën qytetarëve.

Siç shihet nga pamjet bosi me skaf ka dalë në breg dhe është filmuar nga pushuesit. Burime bëjnë me dije se drejt tij është afruar edhe policia, por ende nuk dihet se çfarë masash janë marrë.

Kujtojmë se këto manovra janë tepër të rrezikshme, pasi mund të marrë jetë njerëzish. Kujtojmë se vitin e kaluar, Jonada e vogël, humbi jetën teksa po lahej pranë bregut në plazhin e Potamit.

Një skaf, i drejtuar nga një efektiv policie, e përplasi atë, pak sekonda, pasi i kishte lëshuar dorën të atit.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related