Sorollatje në aeroport, nga sot deri në 10 shtator do prisni 3 orë në Rinas për check-in

Date:

- Advertisement -

Aeroporti “Nën Tereza” njihet tashmë për sorollatjet që iu bën udhëtarëve, qoftë për faj të kompanive të fluturimit, qoftë për shkak të problemeve të brendshme të TIA.

Por, tani vetë TIA tregon se udhëtarët do të sorollaten edhe më shumë nëpër aeroport. Tirana International Airport informon udhëtarët që kanë planifikuar që të bëjnë udhëtime përmes Rinasit, që të paraqiten 3 orë para nisjes për në destinacion, për të bërë check-in.

Njoftimi i TIA:

Tirana International Airport dëshiron t’ju informojë për një përditësim në lidhje me procesin e checkin dhe sigurisë në Tirana International Airport (TIA) nga sot deri më 10 shtator. Për të siguruar udhëtim të qetë dhe për të akomoduar pasagjerët e shtuar gjatë kësaj periudhe, do t’iu kërkonim të gjithë pasagjerëve të mbërrijnë në aeroport të paktën 3 (tre) orë përpara kohës së planifikuar të nisjes.

Ju lutemi, merrni parasysh kohën e mundshme shtesë që kërkohet për kontrollin e bagazheve, kontrollet e sigurisë dhe çdo rrethanë të paparashikuar që mund të zhvillohet.

Kjo masë synon të përmirësojë përvojën e përgjithshme të udhëtimit për të gjithë pasagjerët. Si gjithmonë, siguria dhe komoditeti juaj mbeten prioritetet tona kryesore. Duke mbërritur herët, ju na lejoni të kryejmë procedurat e nevojshme me shpejtësi dhe efikasitet. Faleminderit për bashkëpunimin dhe presim t’ju shërbejmë gjatë udhëtimit tuaj nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Ku i gjen lekët një 19-vjeçare? Hati Jasharit reagon ndaj kritikave: Po shijoj jetën me burrin tim

Personazhi i njohur i TikTokut Hati,, ka reaguar pas...

Paketa fiskale, a do të rikthehet tatim fitimi te bizneset e vogla?

Qeveria ka nxjerrë për konsultim draftin për strategjinë Afatmesme...

Mashtronin me eskorta, demaskohet grupi i adoleshentëve në Tiranë

Në Tiranën 1 milion banorëshe, ku paralel me ritmin...