Çmime “të kripura” edhe për miqësoren, dalin në shitje online biletat e Shqipëri-Bullgari

Date:

- Advertisement -

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan kundër Bullgarisë një test miqësor në “Air Albania”, në datën 17 tetor në orën 18:00. Për këtë duel Federata Shqiptare e Futbollit ka nxjerrë në shitje biletat (online). Çmimet në sektorët e hapur për tifozët variojnë nga 1000-3000 lekë (të rinj). Pas porte biletat kushtojë 1 mijë lekë të rinj, teksa “karshia” është nga 2 mijë-3 mijë lekë të rinj.

Lista me cmimet e biletave

Kujtojmë se para ndeshjes miqësore me Bullgarinë, po në “Air Albania” në 12 tetor vjen Çekia, me ndeshjen që vlen për kualifikueset e grupit E të Euro 2024. Kuqezinjtë janë në vendin e parë në grup dhe kanë shanse për të shkuar në fazën finale të një Europiani për herë të dytë, nëse kalojnë me sukses çekët e vendit të dytë.

Për duelin me Çekinë biletat “avulluan” për pak orë, teksa polemika të mëdha u hapën për mënyrën e tregtimit të tyre online, me tifozët që hasën vështirësi me serverat e faqes.

Tanimë po online, FSHF ka nxjerrë në shitje edhe biletat për Bullgarinë, me miqësoren që vjen pesë ditë më vonë se ndeshja “finale” me Çekinë.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Shtet si Vatikani për bektashinjtë në Tiranë, Baba Mondi: Nuk jemi pyetur

“Na ka befasuar”. Ky ishte komenti i parë që...

Bajerni i Mynihut është i uritur për trofe, shënon 20 gola në 3 ndeshjet e fundit

Sezoni i shkuar shkoi si rrallë herë në historinë...

VIDEO/ Super Edon Zhegrova, “dardani” shënon dy gola në pak minuta

Edon Zhegrova është duke kaluar një super moment me...

Lojtari bardheblu ‘rrëqeth’ para derbit: Forca Tirona, fito për Gertin

Duhen edhe pak orë deri në mbrëmje atëherë kur...