Humbja e jetës së vogëlushit pas kurimit të dhëmbëve, cila është klinika private ku u kurua 3-vjeçari

Date:

- Advertisement -

Roland Xhaxho dhe “klinika dentare Ina Xhaxho”, vendosur në rrugën e Kavajës apo zonën tek 21 dhjetori, janë vënë nën lupën e policisë dhe të prokurorisë pas humbjes së jetës së vogëlushit 3 vjeçar që u mjekua te klinika private për dhëmbët e tij të prishur, dhe më pas humbi jetën.

Gjithçka deri tani është në fazën e hetimeve pas denoncimit të prindërve të vogelushit për mjekim të pakujdesshëm të tij, çka rezultoi më pas me humbje jete.

Për shkak të shumë dhëmbëve të prishur, fëmijës i është bërë narkozë dhe pas përfundimit të procedurës, fëmija ka shkuar në spitalin pediatrik, por që sipas raportimeve paraprake, nuk ka pasur puls. Më pas gjithë kjo ndërhyrje ka rezultuar fatale.

Policia me një njoftim të mëparshëm thotë se materialet për këtë çështje i kanë kaluar prokurorisë por nuk dihet se çfarë ka ndodhur me subjektin privat, që shërbimet i jep si në kardiologji, ashtu edhe në klinikë dentare.

Gjithë reklamimi i spitalit privat dhe klinikës private është se fëmijët mund të mjekohen në këtë qendër shëndeti, sepse për çdo komplikacion mund të trajtohet në spital, por siç duket, nuk ka qenë rasti i fëmijës 3 vjeçar.

Roland Xhaxho mban titullin Profesor Asisten Doktor dhe është një ndër mjekët më të rëndësishëm në Shqipëri. Asnjëherë më parë nuk është raportuar për ngjarje në këtë spital privat apo në klinikën e dhëmbëve, por nga ajo që shihet në rrjetet sociale, është se Klinika është e specializuar në kurimin e dhëmbëve të fëmijëve me anestezi të përgjithshme, edhe për specifikat e vështira të këtyre ndërhyrjeve./ Burimi: Newsbomb.net

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Kush do t’i mbledhë ullinjtë tanë?”/ Habit Mitsotakis me deklaratën për emigrantë shqiptarë

Ardhja e emigrantëve të parë italianë në Shqipëri, si...

Pastronin paratë e klanit “Çopja”, arrestohet në Romë një prej vëllezërve Merkaj

Klajdi Merkaj, në kërkim ndërkombëtar për llogari të dosjes...

Vazot e kualifikueseve të Kupës së Botës, Shqipëria rrëzikon përballje “BIG” dhe me Kosovën

Me 13 dhjetor do të hidhet shorti i kualifikueseve...