Çmime biletash të frikshme, FSHF bën miliona me djersën e djemve kuqezi dhe atdhedashurinë e shqiptarëve: Po misioni?!

Date:

- Advertisement -

Air Albania” është kthyer në një minierë ari për FSHF-në, e cila nuk di të ofrojë bileta me çmime normale edhe kur bëhet fjalë për ndeshje me profil të ulët.

Shitja e biletave për ndeshjet që kombëtarja ka brenda me Ishujt Faroe e konfirmoi këtë, ndërkohë që e njëjta situatë ndodh sa herë ka ndeshje të rendësishme për Kombëtaren, ku çmimet shkojnë “kacafiu”.

Duket se FSHF po “mjel” deri në pikën e fundit ndjenjat e atdhedashurisë së shqiptarëve anembanë botës për djemtë kuqezi duke shfrytëzuar gjithçka për të shtuar zerot në llogaritë bankare, ndërkohë që kampionati vendas për shembull është më shumë se “gropë”.

Ndeshjet brenda

Ndërkohë që FSHF bën lekë me mundin e tyre dhe krenarinë e shqiptarëve, kuqezinjtë nuk njohin rival në tempullin e tyre, janë thjesht perfekt teksa në 4 ndeshje që kemi zhvilluar kemi marrë 4 fitore, 3 prej të cilave në kualifikueset “Euro2024”.

Në 4 ndeshje, kemi shënuar 9 gola dhe nuk kemi pësuar asnjë. Një meritë të padiskutuar në këto shifrat kanë edhe tifozët kuqezi, lojtari i 12 i Sylvinho-s.

Në çdo sfidë që Shqipëria ka zhvilluar në “Air Albania”, në kualifikueset “Euro2024”, stadiumi ka qenë plot. I njëjti trend do të vijojë edhe në sfidën e fundit në këtë grup, atë kundër Ishujve Faroe, ku të gjithë biletat u shitën sërish në një kohë rekord, brenda 2 orësh edhe pse me çmime të frikshme.

Fitime të çmendura për FSHF

Tifozët vërtetuan edhe një herë se janë të çmendur pas ekipit kombëtar. Vetëm për sfidën e fundit, atë kundër Ishujve Faroe, FSHF ka arkëtuar afro 1 milionë euro.

Nga kjo aventurë në këto kualifikuese, FSHF ka arkëtuar afro 3 milionë euro vetëm nga shitja e biletave, pa llogaritur reklamat etj. Përfitimet e Federatës pritet të kalojnë në një tjetër nivel pas kualifikimit në Evropian, e cila duket e sigurt.

Shqipërisë i duhet vetëm një pikë në dy sfidat e fundit për të siguruar matematikisht një biletë për në “Euro2024”.

Në fakt, Kombëtarja është e të gjithëve, dhe jo vetëm e atyre që mund të përballojnë bileta nga 300-400 euro. Më shumë se sa bërja e lekëve, autoritetet vendase janë përgjegjëse për ta shndërruar kualifikimin e Kombëtares për në Berlin në një festë të të gjithëve dhe një mesazh se me punë mund t’ia dalim, në një kohë kur shoqëria shqiptare ka shumë nevojë për mesazhe shprese. /albeu.com

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Shtet si Vatikani për bektashinjtë në Tiranë, Baba Mondi: Nuk jemi pyetur

“Na ka befasuar”. Ky ishte komenti i parë që...

Bajerni i Mynihut është i uritur për trofe, shënon 20 gola në 3 ndeshjet e fundit

Sezoni i shkuar shkoi si rrallë herë në historinë...

VIDEO/ Super Edon Zhegrova, “dardani” shënon dy gola në pak minuta

Edon Zhegrova është duke kaluar një super moment me...

Lojtari bardheblu ‘rrëqeth’ para derbit: Forca Tirona, fito për Gertin

Duhen edhe pak orë deri në mbrëmje atëherë kur...