Dëshmi rrëqethësee babait të 3-vjeçares: Vajza filloi duke folur tek “Trauma”: “Edukatorja më rrahu”

Date:

- Advertisement -

Gjatë gjithë kësaj jave, emisioni “Stop” publikuar një ngjarje të rëndë që tronditi opinionin publik.

Një vajzë e vogël 3-vjeçare u dhunua në kopshtin privat “Stinët” në kryeqytet në mënyrë të tillë që u çua me këmbë të thyer në Spitalin e Traumës.

Para transmetimit, stafi i emisionit thirri babain e vajzës së vogël për ta njohur me pamjet e rënda në mënyrë që të mos njihej përmes ekranit me ato.

I ati i vogëlushes, i emocionuar tregoi për kalvarin nëpër të cilin i duhej të kalonte që nga momenti kur ndodhi incidenti. Ai thotë se po përpiqet për rehabilitimin e vajzës, e cila pas traumës ka treguar se e dhunoi edukatorja edhe pse më parë nuk fliste rrjedhshëm.

Saimir Kodra: Aty është ora 13:46. Kanë dalë nga pushimi, domethënë kanë ardhur për gjumë. Vajza si duket nuk ka gjumë në atë moment, sepse gjithë të tjerët po të shohësh fëmijët e tjerë, janë në gjumë. Ky është zëri i vajzës… Jo këtu nuk ka ndodhur asgjë. Kjo është edukatorja që rri atje, kjo që vjen.

Saimir Kodra: Tani nga ky moment e deri në orën, në çfarë ore e keni marrë ju… Nga ky moment, kur e keni marrë vajzën? 3 e sa?

Saimir Kodra: Pas allçisë ëë?

Babi i vajzës: Pasi bëri allçinë që po e mbanim aty në vëzhgim që do dilnim për punë dite, foli, filloi duke folur fjalë të rrjedhshme edhe me sy mbyllur në gjumë.

Saimir Kodra: Si tha, edukatorja më rrahu tha, ë?

Babai i vajzës: Po? Rrjedhshëm fare!

Saimir Kodra: Po ja tek janë pamjet, s’ka rrejt goca e shkretë, ja ku janë!

Babai i vajzës: Po ta morësh, nuk flet dot ashu, nuk e thotë dot fjalën “edukatorja më rrahu”, në botë nuk e thotë, dot. Aty e tha.

Saimir Kodra: Ja, ku e pe vetë, se s’po du ta play-joj mo.

Babai i vajzës: Edhe “mbylle gojën, qepe gojën, mos e fut ke goja, bam-bam”… Saimir, unë punoj dy punë, nga ora 6 e deri në orën 8 të darkës. Mendova, që një kopsht privat do ishte ideal për vajzën time, që nuk i shtjellohen fjalët, nuk i thotë./klan

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Shtet si Vatikani për bektashinjtë në Tiranë, Baba Mondi: Nuk jemi pyetur

“Na ka befasuar”. Ky ishte komenti i parë që...

Bajerni i Mynihut është i uritur për trofe, shënon 20 gola në 3 ndeshjet e fundit

Sezoni i shkuar shkoi si rrallë herë në historinë...

VIDEO/ Super Edon Zhegrova, “dardani” shënon dy gola në pak minuta

Edon Zhegrova është duke kaluar një super moment me...

Lojtari bardheblu ‘rrëqeth’ para derbit: Forca Tirona, fito për Gertin

Duhen edhe pak orë deri në mbrëmje atëherë kur...