Si ndodhi plagosja e trefishtë në Laprakë, Mergjyshi kërkoi llogari pasi italiani e kishte hequr nga puna!

Date:

- Advertisement -

VoxNews ka publikuar fotot e tre nga kjatër personat e përfshirë në ngjarjen e ndodhur në Laprakë këtë mbrëmje.

Në të majtë është autori, Elton Mergjyshi, ndërsa në të djathtën e fotos duken dy të plagosurit që janë dhe babë e bijë. Ata janë Viktor dhe Roxhersa Rrapollari.

64-vjeçari Viktor Rrapollari është në gjendje të rëndë tek spitali i Traumës, ndërsa e bija dhe dhëndri italian, Massimo Sorvillo, janë jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ndodhi këtë mbrëmje në një lokal në Laprakë. Mergjyshi ka shkuar në tavolinën ku ishin ulur tre anëtarët e familjes dhe kërkuar llogari pasi italiani Massimo Sorvillo e kishte larguar nga puna.

Përplasja ka qenë verbale fillimisht, por më pas, 40-vjeçari është konfliktuar fizikisht me italianin.

Babë e bijë kanë ndërhyrë mes tyre dhe ky ka qenë momenti kur Mergjyshi ka marrë thikën dhe i ka qëlluar të tre. Më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia e ka shpallur në kërkim.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Zoti i kësaj studioje jam unë, jo ti”, Fevziu nxehet keq me Alizotin: Ti do më tregosh mua si ta bëj emisionin!

Drejtuesi i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu është nxehur keq...

“Kush do t’i mbledhë ullinjtë tanë?”/ Habit Mitsotakis me deklaratën për emigrantë shqiptarë

Ardhja e emigrantëve të parë italianë në Shqipëri, si...

Pastronin paratë e klanit “Çopja”, arrestohet në Romë një prej vëllezërve Merkaj

Klajdi Merkaj, në kërkim ndërkombëtar për llogari të dosjes...