Një emër shqiptar po shkëlqen në fushën e këndimit në Gjermani (Video)

Date:

- Advertisement -

Është Lorent Berisha, 19-vjeçari shqiptar nga Zvicra që po bën shumë “zhurmë” në Gjermani. Madje, ajo po komentohet për ngjyrat e tij të zërit kumbues, duke pushtuar skenën me paraqitjen e tij skenike, shkruan albinfo.ch.

Ishte juria ata që u habitën me performancën e tij, juri kjo e përbërë nga ekspert dhe emra të njohur të skenës muzikore botërore, të cilët u mhanitën dhe dhënë sinjal pëlqimi.

Ai doli të hyjë në top dhjetëshen e garës në këndim “Deutschland sucht den Superstar” (Gjermania kërkon super-star ose DSDS).

Lorenti shpreson të jetë edhe fitues i spektaklit.

“Fakti që hyra në top dhjetëshen më bën jashtëzakonisht krenar. Muzika është pasioni im i madh, të cilin askush nuk mund ta marrë nga unë”, tha ai.

Vlen të theksohet se ai interpretoi këngën „Now or Never“ nga Mark Medlock dhe u mirëprit nga juria e DSDS, duke e vlerësuar zërin e tij dhe profesionalitetin që ai ka në këndim.

Kujtojmë se Lorent Berisha është me origjinë shqiptare, i lindur në Lucern të Zvicrës. Ai ndodhet momentalisht në Këln dhe është duke u përgatitur për paraqitjen e tij të madhe live për finale. “Unë jam një perfeksionist, prandaj do të përdor çdo sekondë për të optimizuar performancën time”, tha ai.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Kush do t’i mbledhë ullinjtë tanë?”/ Habit Mitsotakis me deklaratën për emigrantë shqiptarë

Ardhja e emigrantëve të parë italianë në Shqipëri, si...

Pastronin paratë e klanit “Çopja”, arrestohet në Romë një prej vëllezërve Merkaj

Klajdi Merkaj, në kërkim ndërkombëtar për llogari të dosjes...

Vazot e kualifikueseve të Kupës së Botës, Shqipëria rrëzikon përballje “BIG” dhe me Kosovën

Me 13 dhjetor do të hidhet shorti i kualifikueseve...