Fansat kanë nxjerrë zbuluar Efin pas deklaratës së bërë mbrëmjen e djeshme ku tha se është afruar me Luizin shumë kohë përpara se të bëhej shoqe me Kiarën.
Në videon ku shfaqet Efi para eliminimit ajo shprehet se i vetmi njeri që e ka shtyrë të afrohet me Luizin ka qenë Kiara për shkak të miqësisë që ato kanë pasur bashkë.
“I vetmi njeri që jam afruar sentimentalisht është vetëm Kiara, nuk është Luizi. Luizi është pjesë që vjen aty kur jemi bashkë”, është shprehur Efi në atë kohë.
Por ndryshe mendon Efi sot pasi ka parë nga jashtë popullaritetin e Luizit duke bërë vazhdimisht video në mbështetje të tij për të marrë përkrahje nga fansat e Luizit.
Teksa po qëndronin në verandë, Luizi pyeti Ronaldon se si është futur ai në shoqëri me të edhe Efin. Ronaldo pohoi se shkaku ka qenë Kiara, por Efi e hodhi poshtë këtë gjë.
Luizi: Ronaldo, si jam futur unë në shoqëri me ty dhe Efin?
Ronaldo: Prej Kiarës
Efi: Unë jam futur në shoqëri me Luizin prej Kiarës?
Ronaldo: Të dy jemi futur prej Kiarës.
Ronaldo: Hajde unë ti, Kiara dalim në një cep të shtëpisë dhe flasim.
Efi: Nuk lejohet.
Ronaldo: Po më dhimbsesh shumë në këtë situatë.