A ka gisht Ervis Martinaj në atentatin në “Don Bosko”? Altin Dumani: S’mund të them u ngjall apo jo, por kemi pistat se…

Date:

- Advertisement -

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Altin Dumani, ka komentuar edhe zhdukjen e të shumërkërkuarit të drejtësisë, Ervis Martinaj.

Ai tha se SPAK është duke hetuar rastin e Martinajt, teksa më tej theksoi se lidhur me masakrën e Don Boskos, në lokalin e Fatjon Muratit, ku mbeti e vdekur banakierja Mimoza Paja, nuk mund të japë më tepër detaje dhe se nuk mund të thuhet nëse u ‘ngjall apo jo’ Martinaj.

Mes të tjerash ai tha se Jeton Lami, efektivi që ka ndihmuar Martinajn, ka ‘kyçur’ gojën dhe nuk jep asnjë të dhënë.

“Ça bashkëpunimi të kërkojmë me prokurorinë e Kurbinit, ne e kemi në hetim. Në kuadër të hetimit, ne kemi informacionet tona. Jeton Lami ka preferuar të hesht dhe të mos japë deklarime. E para ngjarjen e “Don Boskos”, nuk e ka në hetim Prokuroria e Posaçme.

Unë jam prokuror dhe nuk mund të them se me episodin e “Don Boskos”, “u ngjall” apo “nuk u ngjall Ervis Martinaj”. Nga ana jonë janë ndërmarrë veprime hetimore, kemi sekuestruar pasuritë dhe kemi pistat tona edhe sa i përket hetimit të kësaj çështje. Janë dërguar aktet në gjykatë dhe dosja hetimore nga ana jonë.”, tha Dumani për gazetarët.Burimi: newsbomb.al

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Rritja e çmimeve në Jug, bie konsumi në të gjithë bregdetin

Nga fundjava që kaloi vihet re shtim i frekuentimeve...

VIDEO/ Rey Manaj zbarkon në aeroport, Sivasspor: Mirë se erdhe mbreti i Sivas!

Rey Manaj ka vendosur të rikthehet te Sivasspor. Sulmuesi...