Arben Ahmetaj ankimon vendimin e SPAK për sekuestrimin e vilave në Hamallaj dhe Palasë

Date:

- Advertisement -

Edhe pse provat që e lidhin atë me korrupsionin e inceneratorëve janë konkrete, duket se ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj nuk i ndalon përpjekjet me drejtësinë.

Këtë të hënë Ahmetaj i është drejtuar me një tjetër kërkesë Apelit të Posaçëm, përmes të cilës kundërshton vendimin e Shkallës së Parë të GJKKO-së, për vendosjen e sekuestros preventive për dy vilat e tij.

Bëhet fjalë për vilën në Hamallaj, të regjistruar në emrin e bashkëjetueses së tij aktuale Eriola Hoxha, dhe për vilën tjetër në Palasë të regjistruar në emrin e ish-bashkëshortes së tij Albina Mançka.

Ahmetaj më herët ankimoi dhe vendimin për kontrollin e ushtruat ndaj banesave të tij, duke e konsideruar si të paligjshme dhe antikushtetuese, por pak ditë më parë apeli i GJKKO-së ia rrëzoi atë ankimim.

Ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj është nën hetim nga SPAK në lidhje me akuzat për veprat penale: “korrupsion”, “shpërdorim detyre”, “pastrim parash” dhe “fshehje pasurie”./Voxnews.al

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related