Pa punëtore edhe këtë vere/ Bizneset në Vlorë këtë sezon do jemi me mungesa ne staf

Date:

- Advertisement -

Sektori i turizmit edhe këtë vit pritet të përballet më mungesë të punonjësve. Në Vlorë turoperatorët thonë se kanë rritur ndjeshëm pagat por ende kanë mungesa në staf.

Edhe përgjatë këtij sezoni veror bizneset që operojnë në fushën e turizmit në Vlorë pritet të kenë mungesa në staf.

Punonjës nuk po gjejnë edhe pse rrogat thonë se i kanë rritur ndjeshëm.

“Kur ne kishim fuqi punëtore dhe të gjitha këtu, problemi ishte i joni se ishin rrogat modeste. Sot kemi rroga të majme por problemi është se kanë ikur jashtë dhe nuk gjen diot një person të profilizuar dhe të aftë për atë që bën,” tha ai.

Arlin Hanaj në mungesë së punonjësve shqiptarë ka rekrutuar në bizneset e tij të huaj por tregon se eksperienca nuk ka qënë pozitive.

Një ndër arsyet kostot e larta.

“Kam pasur një eksperiencë të tillë me filipinezë. Nuk më doli shumë reultative por nuk besoj se mund ta përsëris për herë të dytë. Kostot ishin shumë të larta që nga biletat e ardhjes deri në 1400 dollarë. Akomodimi dhe ushqimi nga ana jonë,” tha ai.

Keti Dhimitri kordinatore pranë qendrës rinore në Vlorë thotë se të rinjtë po shohin mundësi punësimi jashtë vendit pasi në Shqipëri janë përballur me kushte të vështira pune, pagë të ulët e orare të gjata.

“Njohin shumë pak të drejtat e tyre, njohin shumë pak mundësi për të bërë një punë të denjë. Të ndodhur para kësaj pjesa më e madhe janë larguar,” tha ajo

Vitet e fundit të gjitha bizneset në vend po përballen me mungesë të fuqise punëtore veçanërisht asaj të kualifikuar./Oranews.tv

- Advertisement -

Më të lexuarat

Me shume
Related

Alban Ramosaj – Ghost of the Past (Official Visualizer)

LYRICS: My dear ghost of the past Shall we...

On Valentine’s Day, Did Capital T Confirm His Rumored Relationship with Adrola Dushi?

The well-known Albanian rapper, Capital T, has set social...

State vs. State / BIRN: Police Accused of Violating the Law in Pro-Veliaj Protest

The Special Prosecution and Court have accused the State...

Official: Skënderbeu Announces Departure – Ermir Rashica to Continue His Career in Ukraine

Skënderbeu has officially announced the departure of Ermir Rashica....