“Arian Gosën e pashë rastësisht, veprova nga gjaknxehtësia”/ Zbardhet dëshmia e Habib Rexhës: Ika në Kukës pas krimit

Date:

- Advertisement -

Është zbardhur dëshmia e 31-vjeçarit Habib Rexha për policinë, pasi u vetëdorëzua mesditën e sotme në komisariatin e Policisë së Kavajës, pasi dy ditë më parë ekzekutoi me plumb në kokë 48-vjeçarin Arian Gosa për motive hakmarrje.

Burime bëjnë me dije se Rexha ka deklaruar për grupin hetimor se ditën kur ka ndodhur ngjarja ka qenë bashkë me shokun e tij në kinkaleri dhe ka parë që shënjestra ishte ulur në lokal. Pasi është larguar për 30 metra nga vendi ku ka ndodhur ngjarja, ka lënë automjetin dhe ka ecur në këmbë në drejtim të tij.

Rexha ka thënë se përballja me të ka qenë e rastësishme dhe vrasjen e ka kryer nga gjaknxehtësia. Ai mohon se shoku i tij ka patur dijeni për krimin që do kryente. Ai thotë se bashkë me të janë larguar përmes Durrësit dhe më pas në drejtim të Kukësit.

“Isha pranë një kinkalerie bashkë me një shokun tim. Pashë që shënjestra ka qenë ulur në lokal. Pashë atë dhe ika 300 metra larg. Lashë makinën atje dhe u ktheva në këmbë. Armën e mbaja me vete. Shoku nuk ka qenë në dijeni. E pashë rastësisht në kafe. Veprova nga gjaknxehtësia. U largova bashkë me shokun tim nga Durrësi në drejtim të Kukësit” është shprehur Habib Rexha para uniformave blu.

Mësohet se këto ditë Habib Rexha ka qëndruar në vendlindjen e tij në Kukës.

Kamerat e sigurisë së bizneseve në Kavajë e filmuan teksa largohej në këmbë pasi qëlloi me një plumb në kokë 48-vjeçarin Arian Gosa. Ngjarja ndodhi në një lokal në lagjen Nr.1 të Kavajës pasditen e së dielës, teksa Arian Gosa ishte duke konsumuar një kafe me babain e tij. Ky i fundit pa të birin t’i vritej përpara syve.

Habib Rexha vrau Arian Gosën për hakmarrje për vëllain e tij, Altin Rexha ku u vra pas një sherri me vëllain e Arian Gosës, Armand (Edmond) Gosa, ku mbetën të dy të vdekur. Kjo ngjarja ndodhi më 29 Mars të këtij viti, teksa Habib Rexha u kthye nga Gjermani dhe mori hak për të vëllain pas 53 ditësh.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Rritja e çmimeve në Jug, bie konsumi në të gjithë bregdetin

Nga fundjava që kaloi vihet re shtim i frekuentimeve...

VIDEO/ Rey Manaj zbarkon në aeroport, Sivasspor: Mirë se erdhe mbreti i Sivas!

Rey Manaj ka vendosur të rikthehet te Sivasspor. Sulmuesi...

VIDEO/ Dakut i mjaftojnë vetëm 4 minuta, shënon golin e parë në kampionat

Mirlind Daku u kthye në një çështje në Rusi,...

“Çmenden” çmimet në Himarë! 4 sufllaqe 40 EURO!

Çmimet abuzive në bregdetin shqiptar shihen si një ndër...