Armik i betuar i Vis Martinajt, i vihet tritoli gjatë natës shtëpisë së babait të Leonard Dukës

Date:

- Advertisement -

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm në derën e banesës një 65-vjeçari.

Mësohet se bëhet fjalë për Muhamet Dukën, babain e Leonard dhe Elis Dukës.

“Më datë 18.04.2023, reth orës 03:00, te Fresku, në afërsi të Insitutit të Fizikës Bërthamore, në katin e katërt të një pallati, në derën e banesës së shtetasit M. D., 65 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Leonard Duka u arrestua pak kohë më parë, ndërkohë që dy vëllezërit ishin shpallur në kërkim për vrasjen e Santiago Malkos në 2019-ën. Santiago Malko ishte njeri i besuar i Ervis Martinajt, ndërsa dy vëllezërit Duka njihen nga policia si kundërshtarë të Martinajt.

Më herët Martinaj rrëmbeu Muhamet Dukën dhe kjo ishte nisja e sagës hamkarrëse të vëllezërve Duka ndaj Ervis Matinajt. Ndërkohë, i shumëkërkuari i drejtësisë, Martinaj ndodhet i zhdukur prej kohësh, ndërsa familja nuk ka asnjë gjurmë për të./Albeu.com.

- Advertisement -

Më të lexuarat

Me shume
Related

Alban Ramosaj – Ghost of the Past (Official Visualizer)

LYRICS: My dear ghost of the past Shall we...

On Valentine’s Day, Did Capital T Confirm His Rumored Relationship with Adrola Dushi?

The well-known Albanian rapper, Capital T, has set social...

State vs. State / BIRN: Police Accused of Violating the Law in Pro-Veliaj Protest

The Special Prosecution and Court have accused the State...

Official: Skënderbeu Announces Departure – Ermir Rashica to Continue His Career in Ukraine

Skënderbeu has officially announced the departure of Ermir Rashica....