Arrestohet kushëriri ‘problematik’ i Ervis Martinajt, Emiljano Nina

Date:

- Advertisement -

Emiliano Nina, kushëriri i të shmëkërkuarit Ervis Martinaj është arrestuar mbrëmjen e djeshme. Nina është ndaluar në rrugën e Barrikadave, teksa udhëtonte si pasagjer në mjetin tip ‘Audi’.

Policia ka nisur kontrollin e makinës dhe gjithçka ka rezultuar e pastër, por Nina është shoqëruar, pasi ishte në kërkim nga komisariati numër 2. Ai është shoqëruar, por arsyeja për të cilën ishte shpallur në kërkim, nuk dihet ende.

Por kush është Emiliano Nina?

27-vjeçari është një person me precedentë penalë dhe i njohur për policinë. Ai mbahet mend që nga vrasja e Enton Nikës, ngjarja në Linzë, një sherr i ndodhur edhe në praninë e Ervis Martinaj. Në atë kohë, Nina u dënua, por sherret i vazhdoi edhe pasi doli nga burgu.

Në vitin 2018, i riu tronditi pushuesit në Dhërmi pasi qëlloi me armë zjarri në një klub nate. Ai qëlloi katër herë, por nuk la të lënduar. E gjithë ngjarja, sipas bluve në atë kohë, ndodhi pas një sherri mes Emilianos dhe një tjetër personi, për konflikte të hershme mes tyre./JOQ

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related