Balina Bodinaku: Hyrja e Kiarës në “Big Brother VIP” vetëm për një emision të sajin dhe disa “followers”

Date:

- Advertisement -

Balina Bodinaku ka komentuar sot rifutjen e Kiarës brenda shtëpisë së “Big Brother”.

Ajo shprehet në emisionin “Wake Up”, se Kiara nuk po bën lojë aty brenda dhe nëse nuk gjen arsye për të luajtur atëherë, nuk ka as arsye pse të qëndrojë në atë shtëpi.

Madje Balina e konsideron qëndrimin e Kiarës brenda “Big Brother” për veten e saj, për të marrë disa followers ose të kapë një emision dhe jo për të ftuar çmimin e madh.

“Një lojtar nëse vendos të futet, e aq më tepër të rifutet në lojë, duhet të futet vetëm për veten e tij dhe për të bërë lojën e tij, jo si e dashura e dikujt. Kiara vërtet se tha po futem si e dashura e Luizit aty, por kjo nuk do të thotë që po futet për të bërë lojë. Kjo pikërisht përforcon atë mendim dhe ide që po themi të gjithë, që ajo nuk ka hyrë aty për lojë.

Në atë shtëpi hyhet për lojë, në qoftë se nuk e ke mendjen për të bërë lojë, çdo qëllim tjetër që të fut në atë shtëpi, të ka nxjerrë jashtë asaj shtëpie. Ti nuk je aty brenda për asnjë arsye tjetër përveçse për të luajtur. Nëse nuk luan dot, në qoftë se nuk gjen një arsye për të luajtur, atëherë nuk ke arsye për të qëndruar brenda në shtëpi.

Ajo që po ndodh me Kiarën, është ajo që ka ndodhur dhe unë kam vënë re që ka ndodhur me gati 90% të lojtarëve në atë shtëpi, që kanë hyrë, jo me besime dhe qëllim për të shkuar në finale dhe për të fituar. Duket sikur kanë hyrë me idenë që ok unë po hyj, nuk kam për ta fituar lojën, por po hy njëherë, të kap ca “followers”, të kap një emision.

Kjo është në kurriz të lojës dhe në kurriz të atyre që e shohin lojën. Ne sot ankohemi dhe themi që ka momente kur loja mbahet nga një ose dy lojtarë dhe kjo për këto arsye. Kiara nëse është rifutur për veten e saj dhe jo për çmimin”, u shpreh Bodinaku.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Rritja e çmimeve në Jug, bie konsumi në të gjithë bregdetin

Nga fundjava që kaloi vihet re shtim i frekuentimeve...

VIDEO/ Rey Manaj zbarkon në aeroport, Sivasspor: Mirë se erdhe mbreti i Sivas!

Rey Manaj ka vendosur të rikthehet te Sivasspor. Sulmuesi...

VIDEO/ Dakut i mjaftojnë vetëm 4 minuta, shënon golin e parë në kampionat

Mirlind Daku u kthye në një çështje në Rusi,...

“Çmenden” çmimet në Himarë! 4 sufllaqe 40 EURO!

Çmimet abuzive në bregdetin shqiptar shihen si një ndër...