Banorja e re e paska fiksim Luizin: s’ka si ty o bos, pse bën tatuazh për Kiarën, ja u ndave?

Date:

- Advertisement -

Luizi është miqësuar me banoren e re, Jori. Ai i ka ofruar asaj rrobat e tij meqënëse modeles ende nuk i ka ardhur valixhja. Ajo i ka qëndruar vërdallë edhe kur ai vendosi të bënte tatuazh syrin e Kiarës në krahë. Shiko videon më poshtë gjatë artikullit. Për më tepër Luizi ka bërë një gjest që ka rënë shumë në sy. Teksa Jori po bisedonte me Maestron dhe Antonetën, Luizi kaloi pranë tyre dhe i dhuroi Jorit një

trëndafil. Në këtë moment erdhi dhe Kiara pranë tyre dhe kaq u desh që Maestro të niste me batuta duke thënë shiko shiko Kiara, plasën trëndafilat. Luizi u afrua pranë tyre dhe i tregoi Kiarës çfarë bëri. Kiara thjesht buzëqeshi dhe vazhdoi bisedën me Antonetën. Nga ana tjetër Luizi nuk ia kurseu përgjigjen Maestros duke i thënë: Nuk ka mbaruar me kaq, por ti nuk do jesh këtu për t’i komentuar. Do na shohësh nga shtëpia. Por Luizi është i dashuruar kokë e këmbë me Kiarën, gjesti i sotëm e vërteton më së miri. Dashuria e Luiz Ejllit për Kiara Titon, sipas këngëtarit ka lindur që me 24 dhjetor 2022, nata kur u bë pjesë e ‘Big Brother VIP Albania’. Sipas Luizit, atë natë ai u dashurua me shikim të parë me moderatoren, të cilën e cilëson si femrën më të bukur që ia kanë parë sytë. Lidhja e tyre nuk nisi

menjëherë, por u desh të kalonte 1 muaj, që ata të dy të ishin çift. Edhe pse kanë uljet e ngritjet, Luizi dhe Kiara tregojnë se duhen e madje i qëndrojnë krah tjetrit edhe në momente të vështira. Dasma e tyre u bë brenda shtëpisë, e duket se e kanë premtuar edhe një jashtë saj. Por para dasmës së vërtetë, Luizi ka vendosur të gdhendë në trup diçka që i përket Kiarës, firmën e saj. Këtë dëshirë ia kërkoi sot

tatuazhistit, i cili hyri brenda BBV për t’u bërë tatuazhe banorëve. Përpos firmës së të dashurës, Luizi kërkoi edhe syrin e bigbradherit si për ta kujtuar gjithmonë këtë eksperiencë. Kam dy muaj që e kërkoj, dua tatuazh. Këta më vonuan, nuk e kuptoj përse. Ja tani i ratë pikës, Vëllai i Madh të hëngsha zemrën. Është syri i Kiarës dhe logoja e Bigut sipër, të vijë dhe Kiara ti vendosë firmën.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Rritja e çmimeve në Jug, bie konsumi në të gjithë bregdetin

Nga fundjava që kaloi vihet re shtim i frekuentimeve...

VIDEO/ Rey Manaj zbarkon në aeroport, Sivasspor: Mirë se erdhe mbreti i Sivas!

Rey Manaj ka vendosur të rikthehet te Sivasspor. Sulmuesi...

VIDEO/ Dakut i mjaftojnë vetëm 4 minuta, shënon golin e parë në kampionat

Mirlind Daku u kthye në një çështje në Rusi,...

“Çmenden” çmimet në Himarë! 4 sufllaqe 40 EURO!

Çmimet abuzive në bregdetin shqiptar shihen si një ndër...