Berat Gjimshiti ua thotë hapur lojtarëve: Nuk duhet të jeni vetëm të bukur në fushë, duhet të tregoheni pak “të pisët”

Date:

- Advertisement -

Berat Gjimshiti doli sot në konferencën për shtyp para ndeshjes me Kroacinë. I gjendur në krah të Silvinjos si kapiteni i Kombëtares, Gjimshiti i bëri një thirrje të hapur shokëve të ekipit se duhet të tregohen pak të pisët dhe inteligjent për t’i ulur ritmin ekipit kundërshtar, jo vetëm që të shfaqen të bukur.

“Sigurisht që nga kjo ndeshje, gjëja e parë që mund t’ju them është Kroacia në rolin e favoritit. U duk dhe me Italinë. Këto ndeshje kaq të vështira përballë kampionit, si Italia, besoj ato çdo gabim të vogël e bëjnë një gol dhe ndryshon loja aq shpejt. Duhet të përmirësojmë dhe bëjmë gjithçka për të fut në vështirësi Kroacinë.

Ana psikologjike? Është një gjë shumë e rëndësishme. Psikologjia më e rëndësishmja se lodhja fizikike, kam folur me disa lojtarë dhe duhet të japësh kurajo për këto ndeshje të nesërme. Duhet të dalim nga ato ndeshje me eksperiencë, të mësojmë diçka. Kam më shumë vite dhe mundohem t’i ndihmoj ato lojtarë që janë më të rinj.

Duhet të kesh eksperiencë dhe ndalësh ritmin e kundërshtarit se me kaq nivel të lartë mund të bëjnë dëm. Nuk duhet veç me qenë i bukur në fushë po dhe pak i pistë dhe të marrësh atë që meriton”, tha Gjimshiti. /Sport Ekspres

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Egnatias nuk i lejohen hapat fals, Edlir Tetova “kopsit” titullarët

Egnatia do të luajë ndeshjen e kthimit me Borac...

FOTO/ Tritoli në Elbasan, Xhovana Nikolli MESAZH Nuredin Dumanit: Ti s’je burrë por ordiner!

Xhovana Nikolli ka reaguar për herë të parë në...

Raporti i Komisionit Europian: Turizmi në Shqipëri u rrit me 86%

Shqipëria renditet e para në rritjen e turizmit duke...