Boiken Abazi: Vota për Belindin, çbetonizon sundimin 10 vjeçar në Tiranë

Date:

- Advertisement -

Boiken Abazi i VV, në Shqipëri, aktivist dhe pedagog, ka bërë një analizë sot në rrjetin e tij social, ku flet për rëndësinë e pjesmarrjes në zgjedhje.

Sipas tij, mospjesmarrja është një ndihmë për vijimin e partisë në pushtet. Nga ana tjetër, Boiken Abazi bën thirrje se votimi, dhe vota për Belind Kelliçin për kryetar Bashkie, është e vetmja rrugë për të çbetonizuar sundimin 10 vjeçar në vend. Ndërkohë për subjektet, ai do të preferonte që të merrnin mbështetje partitë e reja.

Statusi i plotë i Bojken Abazit:

Mospjesëmarrja në votime nuk është neutralitet (një propozim për zgjedhjet lokale në Shqipëri)

Në shumicën e zgjedhjeve, partia në pushtet përfiton nëse pjesëmarrja në votime është e ulët. Duke patur pushtetin, e ka më të lehtë organizimin në terren për të nxjerrë bazën e saj në votime. Kjo vlen edhe për këto zgjedhje në Shqipëri. Kjo vlen veçanërisht për Shqipërinë, kur shohim mënyrën se si pushteti i përdor të gjitha mjetet publike që ka në dispozicion për të fituar zgjedhjet. Pra, kush po mendon të mos votojë në këto zgjedhje, nga që nuk është i/e bindur nga asnjëra palë, dhe mendon se përmes mospjesëmarrjes ruan pastërinë e tij/saj, nuk i ka bërë mirë llogaritë. Një shoqëri ndikohet jo vetëm nga aktet që ne kryejmë, por edhe nga aktet që ne vendosim të mos i kryejmë. Duam apo s’duam, duke mos votuar, i mbajmë anën (edhe pse jo me dashje) pushtetit. Prandaj, mosvotimi në këto zgjedhje është miratim (indirekt) në heshtje i pushtetit aktual.

Kjo nuk do të thotë se votimi sjell ndryshim real. Në fakt, edhe nëse ndërrohet pushteti vështirë të ketë ndryshime domethënëse për qytetarët nga partitë e mëdha që janë aktualisht në garë. Është vështirë madje edhe që vota mos të vidhet. E di këtë sepse e pash në zgjedhjet e fundit, e regjistruam me celularët tanë dhe e publikuam, e pamë edhe nga kamerat e KQZ-së dhe i publikuam edhe ato pamje që dëshmonin pa asnjë mëdyshje se kush i vidhte dhe si i vidhte votat, edhe pas votimit, në tavolinat e numërimit. Pavarësisht denoncimeve me video në KQZ, Polici e me radhë, askush nuk u dënua. Askush.

Si të veprohet atëherë, nëse kur nuk votojmë i mbajmë anën indirekt pushtetit, e nëse votojmë nuk është e thënë se ndryshojmë diçka, dhe madje edhe votën mund të na e vjedhin? Dilema nuk është e vogël, por e ka një dallim. Rasti i parë i mosvotimit, është e sigurtë që ndihmon pushtetin. Rasti i dytë, ka një probabilitet, sado të vogël, që të ketë një ndikim, sado të vogël. Për pushtetin është më e lehtë të vjedhë pak vota, sesa një lum votash. Prandaj, votimi mbetet një opsion më domethënës, gjithnjë pa e gënjyer veten për situatën dhe aktorët që janë në garë.

Për kë të votojmë atëherë? Secili duhet ta vendos vetë, por në Tiranë, një zgjidhje mund të ishte:

Vota për kryetar: Belind Këlliçi, si mundësi për të çbetonizuar sundimin 10 vjeçar mbi Shqipërinë.
Vota për Këshillin Bashkiak: subjekteve të reja politike!
* Mendimet dhe opinionet e shprehura më lart janë personale, dhe për to nuk mban përgjegjësi askush tjetër përveç meje.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Më ngacmonte gruan”, ja kush është autori i vrasjes në Durrës, hodhi nga ura shokun pas sherrit

Ky është Majlind Habibi, personi që akuzohet se vrau...

Pushimet e luksit të Asanit me të dashurën në Dubai, dedikimet romantike

Jasir Asani po shijon një periudhë të mirë si...

“Nuk e dëmtoi me dashje”, Sivasspor merr në mbrojtje Rey Manajn: Të ndalen kërcënimet

Rey Manaj është një nga lojtarët më të përfolur...