Çekët nuk kanë parë ndonjëherë si në Shqipëri”! Trajneri Munishi: Vetëm ata të Dortmundit na afrohen, si tifozët e Shqipërisë nuk ka askund në Europë

Date:

- Advertisement -

Shqipëria do të përballet kundër Çekisë në 12 tetor. Kjo ndeshje është e vlefshme për kualifikueset e Europianit dhe kuqezinjtë kërkojnë fitoren për të shkuar më afër me Gjermaninë. Emisioni “Koha Shtesë” i “Sport Ekspres” ka zhvilluar një intervistë me trajnerin e njohur, Ismet Munishi, që ka bërë analizën e tij para këtij takimi.

“Respekt për të gjithë trajnerët që kanë dhënë kontribut te Shqipëria. Ka pasur edhe të suksesshëm si në rastin e De Biazit. Shqipëria është e lidhur me trajnerët italianë, por këtë herë është vepruar mirë pasi është marrë një ekspert me shumë entuziazëm. Silvinjo dhe Zabaleta kanë luajtur në nivele të larta dhe kanë se çfarë këshillash t’i japin lojtarëve. Kjo lloj energjie te Shqipëria nuk ka qenë kurrë më parë.

Ne kemi fituar në kohën e De Biazit, por kemi fituar si inferiorë. Rrinim në mbrojtje gjithë kohën dhe më pas tentonim ndonjë kundërsulm. Ky lloj futbolli nuk të jep asnjë lloj garancie për vazhdimësinë. Ndërsa këta djemë sot me Silvinjo, po luajnë futboll “Heavy Metal”. Po luhet një futboll fantastik, të gjithë vrapojnë, luftojnë dhe kanë shumë dëshirë për të bërë mirë. Kur shënohet goli të gjithë kërcejnë në stol, nuk ka asnjë debat pas ndeshjes nga lojtarët për minutat që luajnë, të gjithë janë të lumtur. Një lojtar që unë do ta doja nga koha e De Biazit? Më ka pëlqyer shumë Andi Lila si lojtar. Lila ka qenë një luftëtar, luante në shumë pozicione dhe më ka pëlqyer shumë. Me entuziazmin dhe luftën që ai bënte, do t’i përshtatej shumë Shqipërisë së Silvinjos.

Këtë Shqipëri, unë nuk do të doja kurrë që ta kisha përpara si një kundërshtar në rolin e trajnerit. Ka një optimizëm dhe energji të madhe, tifozët po ashtu. Cekët do të përballen me ferrin në Tiranë. Ka filluar që tani që të ndihet atmosfera. Çekët janë mësuar që të luajnë me shumë tifozë, por nuk janë mësuar si në Shqipëri. Tifozët tanë dinë të bëjnë atmosferë që nuk bëhet në stadiumet e tjera në botë. Unë shoh edhe ndeshjet e Premier League, Bundesliga, por vetëm tifozët e Dortmundit afrohen me ne. Në Air Albania po bëhet një atmosferë fantastike. Dua të komplimentoj edhe Plisat, janë në top formë, i pashë te Prishtina-Ballkani”, tha Munishi. /Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Italianët largohen pa paguar apartamentin në Tiranë, pronari: Unë do iu nxirrja edhe kafe

LIVE Italianët largohen pa paguar apartamentin në Tiranë, pronari:...

“Dritarja në tualet është luks”- Agjenti: Banesat në okazion vetëm kur kanë defekt

Konsulenti imobiliar, Orgest Beti, është shprehur se banesat nxirren...

Bota e errët taksive në Tiranë: Si taksistët shesin k*kainë dhe rrjeti i punonjësve të s*ksit

Kokaina po shpërndahet nëpër Shqipëri si kurrë më parë....

Konflikti Duka – Martinaj? Zbardhet dëshmia e Ilir Selmanit

Ilir Selmani, i dënuar me 28 vite burg si...