Çfarë vlerësimi për Ernest Muçin, UEFA: Mbajeni mend këtë emër

Date:

- Advertisement -

Ernest Muçi padyshim është emri më i lakuar mes legjionarëve në ditët e fundit. Sulmuesi i Legias së Varshavës shkëlqeu me të tijtë në kampionat dhe Conference League, duke bërë që mediet evropiane të përmendin emrin e tij.

Veçse në “gojën e ndërkombëtarëve”, Muçi ka marrë sërish një tjetër vlerësim, këtë herë nga UEFA. “Ernest Muçi, mbajeni mend këtë emër”, shkruan UEFA në faqen e Conference League.

22-vjeçari i Kombëtares kuqezi e ka nisur mirë sezonin, teksa ka marrë vendin e titullarit te Legia. Në shtatë ndeshjet e këtij sezoni në kampionat, Muçi ka shënuar tre herë, ndërsa katër herë të tjera ka gjetur rrjetën në Conference League. Me kontratë deri në verën e 2025, Muçi është “xhevahiri” i Legias, me tifozët në Varshavë që janë të dashuruar pas lojës së tij.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Rritja e çmimeve në Jug, bie konsumi në të gjithë bregdetin

Nga fundjava që kaloi vihet re shtim i frekuentimeve...

VIDEO/ Rey Manaj zbarkon në aeroport, Sivasspor: Mirë se erdhe mbreti i Sivas!

Rey Manaj ka vendosur të rikthehet te Sivasspor. Sulmuesi...

VIDEO/ Dakut i mjaftojnë vetëm 4 minuta, shënon golin e parë në kampionat

Mirlind Daku u kthye në një çështje në Rusi,...