Dalin pamjet, momenti kur hidhet në erë “Golfi” i mikut të Rrumit në Shkozet (VIDEO)

Date:

- Advertisement -

Në videon e mëposhtme është momenti i atentatit me eksploziv i regjistruar në mes të ditës në një rrugë dytësore në Shkozet të Durrësit.

Siç shihet dhe nga pamjet, automjeti tip “Golf” ngjyrë e zezë ka qenë në ecje në momentin e shpërthimit, teksa drejtohej nga 37-vjeçari Aldi Mustafa, një emër i njohur i botës së krimit në qytetin bregdetar.

Aldi Mustafa ka qenë i vetëm në automjet në momentin e shpërthimit, teksa fatmirësisht ka shpëtuar pa lëndime. Lënda plasëse ishte vendosur në gomën e pasme të mjetit, në krahun e pasagjerit dhe dëmet kanë qenë vetëm materiale.

VIDEO

Aldi Mustafa nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai rezulton i dënuar më parë për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, me 10 vite burg, në Gjermani.

Mësohet se Mustafa më herët ka qenë anëtar i një bande të njohur në Durrës, ndërsa kohët e fundit ka pasur lidhje me “Rrumin”, një personazh i njohur dhe i përfolur në ngjarje kriminale, siç ishte dhe atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja.

Mustafa është shok i Alekasandër Lahos, ose ndryshe Pëllumb Muharremit, i njohur si i ‘Forti i Shijakut’, i cili i shpëtoi atentatit që iu bë makinës së ish-prokurorit.

Në vitin 2021, Aldi Mustafa u arrestua nga Policia së bashku me dy persona të tjerë, pasi dyshohej se do të kryenin një vrasje./voxnews.al

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Rritja e çmimeve në Jug, bie konsumi në të gjithë bregdetin

Nga fundjava që kaloi vihet re shtim i frekuentimeve...

VIDEO/ Rey Manaj zbarkon në aeroport, Sivasspor: Mirë se erdhe mbreti i Sivas!

Rey Manaj ka vendosur të rikthehet te Sivasspor. Sulmuesi...

VIDEO/ Dakut i mjaftojnë vetëm 4 minuta, shënon golin e parë në kampionat

Mirlind Daku u kthye në një çështje në Rusi,...