I bën atentat në Shkozet, kush është Aldi Mustafa? Dy vite më parë u ndalua, ishte nisur për vrasje (VIDEO)

Date:

- Advertisement -

Aldi Mustafa, një i ri nga Durrësi me precedent penal, ka rënë këtë të hënë pre e një atentati me bombë. Makina me të cilën ai udhëtonte në Shkozet, një Volkswagen Golf 6, ka shpërthyer gjatë lëvizjes dhe pamjet janë fiksuar dhe nga kamerat.

Fatmirësisht, 37 vjeçari ka marrë lëndime të lehta dhe ndodhet në Spitalin e Durrësit jashtë rrezikut për jetën, pasi shpërthimi ka qenë e fiksuar në gomën e pasme të mjetit, në anën e pasagjerit.

Ngjarja mendohet të jetë e mirëmenduar dhe në shënjestër ka qenë vetëm Aldi Mustafa. Kjo provohet dhe nga fakti se pak para shpërthimit, në mjet ka qenë dhe bashkëshortja dhe fëmijët e tij. Sapo ata kanë zbritur dhe makina ka vazhduar rrugën, ka ndodhur dhe shpërthimi.

VIDEO

“Rreth orës 14:00, në aksin rrugor Shkozet – Durrës, në automjetin në lëvizje, që drejtohej nga shtetasi A. M., 37 vjeç (i vetëm në automjet), në gomën e pasme, në krahun e pasagjerit, dyshohet se ka shpërthyer lëndë eksplozive.

Nga shpërthimi i lëndës eksplozive nuk ka persona të dëmtuar, por vetëm dëme materiale. Në vendngjarje shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje”, njofton Policia e Durrësit.

Kush është Aldi Mustafa?

37 vjeçari njihet dhe si një person pjesë e rrethit shoqëror të Aleksandër Lahos (Rrumi i Shijakut. Aldi Mustafa rezulton edhe i dënuar më parë në shtetin gjerman me 10 vite burg për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe kanosje.

Më 30 gusht 2021, Aldi Mustafa është ndaluar në makinë bashkë me dy persona të tjerë, teksa lëviznin në qytetin e Durrësit. Këta shtetas udhëtonin me BMW X5 dhe gjatë kontrollit të Policisë, kishin me vete një mitraloz dhe tre pistoleta, të gjitha armët me plumb në fole dhe gati për qitje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bazë të informacioneve të siguruara nga strukturat e Komisariatit të Policisë Durrës, organizuan punën dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Misioni”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

Aldi Mustafa, 35 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, i dënuar më parë me 10 vite burg, në Gjermani;
Uran Zyka, 40 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Kanosja”. Të dy këta shtetas janë me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve ndaj personit.
Tahir Gjinika, 33 vjeç, banues në Durrës.
Këta shtetas qarkullonin në lagjen nr.15, Durrës, me mjetin tip “BMË”, me drejtues shtetasin Aldi Mustafa. Në momentin e ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, të tre shtetasit kanë tentuar të largohen duke goditur mjetin e shërbimit të Policisë dhe duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë që ishin në operacion, por nuk kanë mundur dot pasi janë bllokuar nga mjete dhe shërbime të tjera të Policisë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet u gjetën: 3 armë zjarri pistoletë me fishekë në fole, 1 armë zjarri mitraloz me fishekë në fole gati për qitje, municion luftarak, 2 laptopë, 9 telefona celularë dhe 1600 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin./newsbomb.al

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Rritja e çmimeve në Jug, bie konsumi në të gjithë bregdetin

Nga fundjava që kaloi vihet re shtim i frekuentimeve...

VIDEO/ Rey Manaj zbarkon në aeroport, Sivasspor: Mirë se erdhe mbreti i Sivas!

Rey Manaj ka vendosur të rikthehet te Sivasspor. Sulmuesi...

VIDEO/ Dakut i mjaftojnë vetëm 4 minuta, shënon golin e parë në kampionat

Mirlind Daku u kthye në një çështje në Rusi,...

“Çmenden” çmimet në Himarë! 4 sufllaqe 40 EURO!

Çmimet abuzive në bregdetin shqiptar shihen si një ndër...