Dalin pamjet nga vrasja e 19-vjeçarit, ja si u shpërndanë në drejtime të ndryshme autorët (VIDEO)

Date:

- Advertisement -

Janë publikuar pamjet e momentit të përplasjes me thika në “rrugën e Dibrës” në Tiranë ku mbeti i vrarë 19-vjeçari Stiven Toshkesii.

Në pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë, të publikuar nga Ora News, shihen qartë dy djem duke vrapuar në drejtime të ndryshme, çka konfirmon dhe arsyen se pse policia e Tiranës ka vënë në pranga vetëm njërin prej autorëve të vrasjes së 19-vjeçarit.

Bëhet fjalë për shtetasin Ensi Maze i cili është arrestuar, teksa vijojnë kërkimet për autorin tjetër të dyshuar për ngjarjen Axel Hoxhaj.

Mësohet se Maze dhe Hoxha i kishin zënë pritë Stiven Toshkesit në momentin kur ai po kthehej nga puna për në banesë dhe e kanë goditur menjëherë disa herë me thikë pas shpine, duke i shkaktuar plagë të rënda. 19-vjeçari u transportua në spital, por nuk arriti dot t’u mbijetonte plagëve të marra.

Burime bëjnë me dije se shkaku i sherrit ka qenë një vajzë. Mësohet se Enzi Maze dhe Axel Hoxhaj ngacmonin të dashurën e Stiven Toshkezit.

Për këtë shkak, dy javë më parë në Rrugën e Elbasanit ata ishin zënë dhe 19-vjeçari i kishte rrahur dy adoleshentët. Ata morën hak natën e kaluar duke i zënë pritë dhe e vranë. Ngjarja ndodhi rreth orës 00:35, në rrugën “4 Dëshmorët”, në afërsi të gjimnazit “Partizani”.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Rritja e çmimeve në Jug, bie konsumi në të gjithë bregdetin

Nga fundjava që kaloi vihet re shtim i frekuentimeve...

VIDEO/ Rey Manaj zbarkon në aeroport, Sivasspor: Mirë se erdhe mbreti i Sivas!

Rey Manaj ka vendosur të rikthehet te Sivasspor. Sulmuesi...

VIDEO/ Dakut i mjaftojnë vetëm 4 minuta, shënon golin e parë në kampionat

Mirlind Daku u kthye në një çështje në Rusi,...

“Çmenden” çmimet në Himarë! 4 sufllaqe 40 EURO!

Çmimet abuzive në bregdetin shqiptar shihen si një ndër...