“Dashuria nuk është me detyrim”, rrëfimet prekëse të fëmijëve të çiftit shqiptar në Itali

Date:

- Advertisement -

Të enjten në mbrëmje, komuniteti në Castelfiorentino, Itali u trondit nga vrasja e shqiptares Klodiana Vefa nga bashkëshorti i saj Alfred Vefa.

Edhe ky i fundit u gjet një ditë më pas, i vetëvrarë në fshatin San Casciano.

Çifti shqiptar la pas dy fëmijë, një djalë 17-vjeç dhe një vajzë 14-vjeçare. Dy të miturit kanë treguar se debatet dhe tensionet në shtëpi kanë qenë të vazhdueshme.

Ka pasur debate të vazhdueshme: ajo na tha se qëndronte për ne dhe se nuk kishte para.

Djali, 17 vjeç dhe që luan basketboll, është ai që ndoshta ka më shumë kujtime për shkak të moshës krahasuar me motrën e tij, një nxënëse 14-vjeçare në një gjimnaz në Empoli. Është ai që u tha hetuesve se “diskutimet ishin thuajse të përditshme mes nënës dhe babait tim”.

Në rrëfimet e fëmijëve përmendet disa herë “një xhelozi shumë e fortë” e shqiptarit që ndoshta nuk ka pranuar të shihte Klodianën të dilte me të dashurin e ri.

Fëmijët ishin shumë afër nënës së tyre. I riu, para se t’i thoshte lamtumirë nënës së tij për herë të fundit, i tha asaj:

Ti je atje lart në qiell. Unë të dua. Na mbro të gjithëve. Të njëjtën gjë do ta bëj edhe me motrën time.

Klodiana u kishte shpjeguar fëmijëve të saj sërish sipas rrëfimeve të dy të rinjve, tashmë jetimë –se kishte qëndruar në shtëpinë e Alfredit “për ata të dy dhe sepse ajo kishte probleme financiare”. Por djali thotë se mamaja i kishte premtuar se së shpejti do të blinte një shtëpi shumë të madhe ku do të jetonin bashkë.

Megjithatë vajza e gruas tha se njëherë në kulmin e debatit, babai i kishte dëmtuar derën e dhomës së gjumit.

Vajza, me shumë pjekuri, u përpoq t’i bënte një fjalim prindit duke i thënë se “dashuria nuk është diçka e detyruar: njeriu mund ta dojë një person, por duhet të pranojë faktin që tjetri nuk mund ta dojë ose mund të ketë mbaruar gjithçka mes tyre.”

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Rritja e çmimeve në Jug, bie konsumi në të gjithë bregdetin

Nga fundjava që kaloi vihet re shtim i frekuentimeve...

VIDEO/ Rey Manaj zbarkon në aeroport, Sivasspor: Mirë se erdhe mbreti i Sivas!

Rey Manaj ka vendosur të rikthehet te Sivasspor. Sulmuesi...

VIDEO/ Dakut i mjaftojnë vetëm 4 minuta, shënon golin e parë në kampionat

Mirlind Daku u kthye në një çështje në Rusi,...

“Çmenden” çmimet në Himarë! 4 sufllaqe 40 EURO!

Çmimet abuzive në bregdetin shqiptar shihen si një ndër...