Del VIDEO e re, momenti kur Audi “fluturon” për rreth 30 m dhe përplaset vertikalisht në mur

Date:

- Advertisement -

Janë publikuar pamje të reja të aksidentit tragjik me 3 të vdekur dhe 3 të plagosur, të ndodhur më 9 Mars në Unazën Lindore të Tiranës. Pamje e siguruara nga gazetari i Klan News, Spartak Koka hedhin dritë mbi dinamikën e plotë të aksidentit nga goditja e guardrail, deri tek goditja vertikale e mjetit në murin ndarës të nënkalimit.

Video në fjalë është filmuar nga një tjetër kënd i rrugës. Në të shihet makina Audi me targë AB 008 MJ, që drejtohej nga 20-vjeçari Klevis Ruçaj, e cila vjen me shpejtësi drejt rrethrrotullimit të TEG-ut, duke u përplasur fillimisht me barrierat metalike në rrethrrotullim. Më pas fluturon në ajër, krijon kontakt fizik me kofanon e makinës Hyundai dhe përplaset me forcë të madhe, vertikalisht, duke shtypur kabinën në murin anësor të rrugës.

“Kemi arritur të sigurojmë disa pamje të reja të cilat sqarojnë një dinamikë e cila mund të hedhë dritë në raport me shkakun determinant të vdekjes së 3 personave. Përplasja nuk është ballore, por kabina mbështetet në mur, makina ka fluturuar për rreth 30 metra. Jemi munduar që të gjithë këndet e kamerave të ndryshme t’i pasqyrojmë të gjitha së bashku, në këtë material filmik për ta kuptuar qytetarët dinamikën e plotë të këtij aksidenti fatal.”

Duke u bazuar tek materiali i ri filmik, Gazetari Koka thotë se gjithçka ndodhi në 1,07 sekonda.

“Përplasja e parë është tek guardrail, e dyta është në mur. Sepse i vetmi kontakt tjetër, është me parakolpin e automjetit Hyundai ku udhëtonin 3 personat e tjerë nga Elbasani. E gjithë ngjarja zhvillohet, të paktën nga sa llogaritëm në këto pamje ekskluzive që kemi siguruar për Klan News, llogaritet në 1,07 sekonda. Ekspertët mund ta llogarisin shumë më mirë, sesa është edhe shpejtësia, që nga momenti i goditjes së guardrail–it deri tek momenti i përplasjes me murin.”

I riu Ruçaj, sipas zyrtarëve së Policisë së Shtetit, dyshohet të ketë qenë me shpejtësi deri në 150 km/h.

Përveç Hyundai-t, i rrezikuar nga Audi ishte edhe mjeti që kalon fare pak sekonda para se makina e Ruçajt të përplasjes me barrierat metalike.

“Këtu është momenti kur automjeti i cili vinte nga Tirana për në Elbasan, që ishte një familje nga Elbasani, në momentin e fundit ka frenuar. Nuk e ka pritur fare pjesën kur automjeti i ka rënë përsipër. Sepse në këtë aksident janë 2 automjete (makina në rrethrrotullim dhe Hyundai) që janë rrezikuar seriozisht që të kishte viktima tek ata. Kanë mjaftuar të qindat e sekondës“.

Një pikëpyetje tjetër e cila pritet të zbardhet është nëse automjeti ka arritur të frenojë. 2 gjurmë të fiksuara, 3 metra larg mbërritjes në rrethrrotullim, janë duke u hetuar nëse janë lënë në asfalt nga automjeti Audi ku udhëtonin 3 viktimat.

Nga aksidenti tragjik humbi jetën Klevis Ruçaj, 20 vjeç, Erisilda Abedini 22-vjeçe dhe Sikela Përroj 23-vjeçe.

VIDEO

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Rritja e çmimeve në Jug, bie konsumi në të gjithë bregdetin

Nga fundjava që kaloi vihet re shtim i frekuentimeve...

VIDEO/ Rey Manaj zbarkon në aeroport, Sivasspor: Mirë se erdhe mbreti i Sivas!

Rey Manaj ka vendosur të rikthehet te Sivasspor. Sulmuesi...

VIDEO/ Dakut i mjaftojnë vetëm 4 minuta, shënon golin e parë në kampionat

Mirlind Daku u kthye në një çështje në Rusi,...

“Çmenden” çmimet në Himarë! 4 sufllaqe 40 EURO!

Çmimet abuzive në bregdetin shqiptar shihen si një ndër...