Dëmtohet gjatë natës në Shëngjin makina e ish-anëtares së Këshillit Bashkiak: Kam dyshimet e mia, policia të marrë masa

Date:

- Advertisement -

Një automjet që është dëmtuar gjatë natës në Shëngjin ishte në pronësi të ish-anëtares së Këshillit Bashkiak në Shkodrës, Alida Haxhisë.

Ajo ka thënë për mediat se nuk ka konflikte dhe shtoi se makina e kishte parkuar në ambientet e një resorti.

Haxhia ka kërkuar nga autoritetet të zbardhin ngjarjen, teksa ka treguar se policia nuk ka treguar gatishmërinë e saj, duke shtuar se ka mbërritur në vendin e ngjarjes dy orë me vonesë.

“Unë jam qytetare shkodrane, quhem Alida Haxhia. Unë kam një biznes timin privat në Shkodër, operoj dhe në pjesën e politikës Shkodranë. Mbrëmë rreth orë 22:00 kam parkuar makinën time me targa të huaja, në ambientet e resortit. Sot në mëngjes pashë makinën time të masakruar nuk e di nga kush persona, por një dyshim timin personal e kam. Nuk e di se çfarë ka ndodhur, problemi ka qenë gjatë natës, por asnjë person nuk më ka lajmëruar. Policia ka ardhur në vendngjarje pas dy orësh, i kam njoftuar direkt, por ka ardhur pas dy orësh. Nuk kam absolutisht asnjë konflikt, kam një banesë të vogël në Shëngjin dhe s’kam asnjë problem. Kërkoj që policia të marrë masa, por gatishmëria e policisë së Lezhës, ishte katastrofike, zero përballë kërkesës së qytetarit”, ka treguar ajo.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Shqipëria kundër të shkuarës, në Tbilisi tentojnë “kokën” e Gjeorgjisë

Kombëtarja shqiptare do të zbresë në fushë për të...

Zviceranët i bëjnë thirrje UEFA-s për dënimin e Serbisë: Ndëshkojini këta nacionalistë, vetëm krijojnë skandale

Mediat zvicerane kanë shprehur pakënaqësi të madhe për ngjarjet...

Shqipëria beson se sot përmbyset historia e rezultateve, Ardian Ismajli: I marrim 3 pikët në Gjeorgji, e vetmja rrugë për ne

Shqipëria do të përballet sot kundër Gjeorgjisë në transfertë...