Eklent Kaçi krenon Shqipërinë mes Anglisë, fiton turneun prestigjioz të bilardos

Date:

- Advertisement -

Eklent Kaçi e ka nisur karrierën shumë herët në moshë dhe duket se nuk ka ndërmend të ndalet. Bilardisti kurbinas, i cili shkëlqeu në disiplinën e “10-Ball” dhe u shpall kampion bote, ka fituar trofeun e dytë sezonal në një tjetër kompeticion me shumë prestigj.

Kurbinasi ka arritur të triumfojë në “UK Open” në disiplinën e nëntëshit, një specialitet i tij. Kampioni i padiskutueshëm shqiptar pati një rrugëtim perfekt, duke mposhtur në finale një gjigant të bilardos si numri dy në bote, Joshua Fillers, të cilin e “gjunjëzoi” në finale me shifrat 13-4.

Pas një nisjeje të luftuar, ku rezultati shkoi deri 4-4, Kaçi shpërtheu dhe u tregua perfekt duke fituar 9 sete radhazi dhe duke u shpallur kampion në turneun, që mbahet çdo vit në Mbretërinë e Bashkuar. Kaçi tregoi një formë të frikshme në këtë turne, duke mposhtur edhe Shane Van Boening, një nga më të mirët në “9-Ball”.

Eklent Kaçi ka siguruar kështu trofeun e dytë për këtë sezon, pasi më parë u shpall kampion bote në disiplinën “10-Ball”. Kurbinasi nderon kështu edhe një herë Shqipërinë në arenën evropiane. Kjo fitore ishte shumë e rëndësishme për të, pasi tashmë ai i afrohet shumë sigurimit të një vendi në “Mosconi Cup”, ku përballen 5 më të mirët e Europës me të SHBA-ve.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related