Dhuna ndaj avokatit të talentuar fierak, asnjë gjurmë nga 3 autorët

Date:

- Advertisement -

Gjendja shëndetësore e avokatit Sokol Mëngjesi vijon të jetë e rënduar dhe pa ndryshime, e orët në vijim pritet të jenë vendimtare. Polica ka shtuar kontrollet për 3 autorët në kërkim, por deri më tani pa rezultat. Hetuesit e kanë të provuar që dhuna ndaj Mëngjesit ka qenë e planifikuar dhe organizuar nga Dritan Nano.

Avokati Sokol Mëngjesi vijon të jetë në gjendje të rëndë në koma i intubuar në reanimacionin e spitalit të Traumës. Bluzat e bardha i konsiderojnë orë vendimtare për të marrë sinjale reaguese prej tij, pas 2 frakturave kockore të pësuara në kokë dhe një endeme cerebrale, si pasojë e goditjeve brutale me doreza metalike nga grupi i agresorëve. Deri tani nuk është vlerësuar për ndërhyrje kirurgjikale, pasi gjendja e 45-vjeçarit është stabël.

Gjatë orëve të drekës, te Spitali i Traumës u panë, kryepolici i Tiranës, Tonin Vocaj dhe zëvendësi i tij, Alket Shatro.

Avokati u dhunua mëngjesin e 29 majit sapo la djalin në kopsht në zonën e ish-bllokut. Dorian Alia 32-vjeç u vetëdorëzua pas ngjarjes së rëndë duke dhënë dëshmi që faktoi edhe më shumë dyshimet e policisë, se pas dhunës fshihet Dritan Nano, i arrestuar. 58-vjeçari nuk pranonte të likuidonte avokatin sipas kontratës që kishin firmosur, pasi Mëngjesi fitoi gjyqin për pronën e një familje me 8 trashëgimtarë, aty ku sot janë ndërtuar kullat e Bashkim Ulajt te Diga e Liqenit.

Avokati u detyrua t’i drejtohej gjykatës me padi, në vijim të së cilës përmbarimi bllokoi pronën e Dritan Nanos te kullat te diga, të cilën 58-vjeçari nuk e shet dot më. I vetëdorëzuari Dorian Aliaj, dhëndër i Nanos, i rrëfeu hetuesve për konfliktin që Dritani kishte me avokatin, duke hedhur dritë se shkaqet e dhunës barbare ishin për të paralajmëruar avokatin të heqë dorë nga padia, por mohoi që sulmi ndaj avokatit të ishte i planifikuar. Me provat që ka në duar, policia nga ana tjetër dyshon për një plan të mirëmenduar nga Dritan Nano, trashëgimtar nga ana e nënës së tij, në pronën e kullave. Për rastin, është ngritur akuzë për vrasje e funksionarëve publike, mbetur në tentativë

3 autorët e tjerë të dyshuar, 2 në mesin e dhunuesve, Drival Alia me Elton Kasajn dhe Romario Tabaku i cili i ndihmoi të largohen me makinë, janë ende në kërkim e kontrollet për kapjen e tyre po zhvillohen dhe gjatë natës. Sipas sistemit TIMS ata rezultojnë brenda vendit, grupi hetimor nuk përjashton mundësinë që të jenë larguar jashtë në mënyrë ilegale.

G.M./r.k./Shqiptarja.com

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Ku i gjen lekët një 19-vjeçare? Hati Jasharit reagon ndaj kritikave: Po shijoj jetën me burrin tim

Personazhi i njohur i TikTokut Hati,, ka reaguar pas...

Paketa fiskale, a do të rikthehet tatim fitimi te bizneset e vogla?

Qeveria ka nxjerrë për konsultim draftin për strategjinë Afatmesme...

Mashtronin me eskorta, demaskohet grupi i adoleshentëve në Tiranë

Në Tiranën 1 milion banorëshe, ku paralel me ritmin...