Djali i Tom Doshit përplas burrë e grua me makinë, shefi e lë të ikë

Date:

- Advertisement -

Djali i ish-deputetit Tom Doshi, James Doshi, pak javë më parë ka shkaktuar një aksident në fshatin Gajush të Lezhës, ku ka përplasur me makinë një çift, të cilët fatmirësisht kanë marrë lëndime të lehta. Edhe këta të fundit kanë qenë duke lëvizur me makinë.

Nga kqyrja e aksidentit ka rezultuar se fajtor është djali i Tom Doshit, por policia nuk ka marrë asnjë masë, por e kanë lënë atë të largohet nga vendngjarja.

Për këtë është pezulluar Shefi i Qarkullimit Rrugor në Lezhë, Ismet Sula dhe e gjithë struktura drejtuese e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë është vënë nën hetim.

Vendimi është marrë nga Gjykata e Lezhës me kërkesë të prokurorit Sabri Kastrati./JOQ

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related