Dje futbollist dhe sot ushtar! Kapiteni i Premier League izraelite u thirr në ushtri për shkak të luftës

Date:

- Advertisement -

Menashe Zalka është futbollist i lindur në Etiopi dhe mban shiritin e kapitenit te skuadra izraelite e Hapoel Hadere, teksa ka luajtur më shumë se 150 ndeshje në ligë me fanellën e klubit të lart përmendur. Mesfushori mbrojtës nuk luajti fundjavën e kaluar në Premier League-n izraelite pasi të gjitha ndeshjet u anuluan për shkak të sulmit që Hamasi kreu në Izrael, me vendet që janë në luftë.

33-vjeçari që ka lindur në Etiopi por është rritur në Izrael, tashmë ka hequr dorë nga futbolli dhe ka veshur uniformën ushtarake. Mediat raportojnë se Menashe Zalka është thirrur në njësinë rezervë të ushtrisë izraelite, e cila po mobilizohet për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme që mbizotëron në vend.

Siç dihet, përleshjet shpërthyen mes izraelitëve dhe palestinezëve pasi forcat e Hamasit pushtuan territoret izraelite dhe sulmuan Izraelin me raketa.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Më ngacmonte gruan”, ja kush është autori i vrasjes në Durrës, hodhi nga ura shokun pas sherrit

Ky është Majlind Habibi, personi që akuzohet se vrau...

Pushimet e luksit të Asanit me të dashurën në Dubai, dedikimet romantike

Jasir Asani po shijon një periudhë të mirë si...

“Nuk e dëmtoi me dashje”, Sivasspor merr në mbrojtje Rey Manajn: Të ndalen kërcënimet

Rey Manaj është një nga lojtarët më të përfolur...