“Do vij për kokën tënde”, kërcënohet me jetë deputeti shqiptar në Serbi

Date:

- Advertisement -

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi thotë se është kërcënuar me jetë përmes rrjetit social “Facebook”.

Ai ka publikuar mesazhin kërcënues si dhe emrin e personit që ia ka dërguar atë. Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin serb shprehet se kjo është atmosfera në të cilën punojnë e jetojnë shqiptarët në Serbi.

Shaip Kmaberi ka qenë një zë kumbues në Parlamentin serb në mbrojte të të drejtave të shqiptarëve, ndërsa nuk kanë munguar as rastet, kur ai ka shpalosur flamurin kuq e zi në seancat plenare atje.

Denoncimi i deputetit shqiptar në Serbi:

Për muajë me radhë, Serbia po mundohet për të ndërtuar një realitet virtual të gjoja rrezikimit të jetës së Serbëve në Kosovë.

Ndërkohë, sa është e rrezikuar liria dhe jeta e shqiptarëve në Serbi flasin rastet e shumta të diskriminimit.

Dënimi i para disa ditëve i kryetarit të Këshillit Kombëtar, Ragmi Mustafi, për përdorimin e flamurit kombëtar shqiptar me 28 nëntor të vitit të kaluar, paraqet vetëm një nga rastet e këtilla .

Ndërkohë, sot, përmes rrjetit social Facebook, nga një person i panjohur kam pranuar kërcënime të drejtpërdrejat për jetën time.

„Mjaft me rrëmbime, ndërsa sa të përket ty personalisht, ruaje gjithmonë shpinën kur të shkosh dikund. Nuk do të kuptosh asnjëherë kur do të vij për kokën tënde“ është teksti i mesazhit që kam marrë, përmes mesenger, nga përsoni Danijell Millkoviç.

Kjo është atmosfera në të cilën punojnë, veprojnë dhe jetojnë shqiptarët, në Serbinë autoritare të Aleksandar Vuçiqit. Kjo klimë antishqiptare, për vite me radhë po stimulohet nga mediat proqeveriatare dhe deklaratat e shpeshta fyese të qeveritarëve serb. Kjo atmosferë diskriminuese e kërcënuese është arsyeja kryesore e kërkesës tonë për zgjidhje simetrike të të drejtave të komuniteteve. Puna jonë vazhdon, ajo nuk do të ndalet, as për shkak të kërcënimeve apstrakte e as atyre konkrete që mund të vijnë.
Të vërtetën do ta themi, pavarësisht se të tjerëve nuk i pëlqen./voxnews.al

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Rritja e çmimeve në Jug, bie konsumi në të gjithë bregdetin

Nga fundjava që kaloi vihet re shtim i frekuentimeve...

VIDEO/ Rey Manaj zbarkon në aeroport, Sivasspor: Mirë se erdhe mbreti i Sivas!

Rey Manaj ka vendosur të rikthehet te Sivasspor. Sulmuesi...

VIDEO/ Dakut i mjaftojnë vetëm 4 minuta, shënon golin e parë në kampionat

Mirlind Daku u kthye në një çështje në Rusi,...

“Çmenden” çmimet në Himarë! 4 sufllaqe 40 EURO!

Çmimet abuzive në bregdetin shqiptar shihen si një ndër...