Durim Bami i përgatiti atentatin Mariglen Hakës, i vëllai, Valter Bami e dërgoi në spital

Date:

- Advertisement -

SPAK lëshoi një ditë më parë 50 urdhër arreste për persona të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale me pasojë jetë njerëzish.

Një prej ngjarjeve që është hedhur dritë është dhe vrasja e 50-vjeçares Shpresa Basha, ngjarje e ndodhur në vitin 2019 në fshatin Zezë të Fushë-Krujës. E ndjera është halla e Mariglen Hakës, ky një eksponent i njohur i botës së krimit, i arrestuar vite më parë, shkruan tvanews.

Sipas hetimit të SPAK, është zbuluar se Durim Bami ka pasur rol në sigurimin e mjeteve për kryerjen e vrasjes së Mariglen Hakës, por që viktimë mbeti halla e tij. Dyshimet janë se në këtë ngjarje kanë marrë pjesë dhe persona të tjerë, mes tyre Gentjan Bejtja dhe Naim Stafuka.

Atentati ndodhi në afërsi të shtëpisë së Hakës, ku nga breshëritë e armëve të plagosur mbetën 28-vjeçari dhe halla e tij. Ajo që të bën më shumë përshtypje është se personi që i dërgoi me urgjencë në spitalin e Traumës ishte Valter Bami, vëllai i Durim Bamit i cili sipas SPAK ka lidhje me këtë atentat.

Në spital fatkeqësisht 50-vjeçarja nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra duke ndërruar jetë në sallën e operimit.

Burimi i lajmit: https://joq-albania.com/artikull/1205225.html

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related