DW: Dosja e Arben Ahmetajt, test për SPAK-un, a po i vjen fundi i mosndëshkimit në nivele të larta?

Date:

- Advertisement -

Ish-zyrtari i lartë në tri qeveritë Rama po hetohet për katër vepra penale: mosdeklarim ose deklarim të rremë të pasurisë; korrupsion pasiv; pastrim parash dhe shpërdorim detyre, kjo e fundit lidhur me koncesionin e dhënë prej tij për inceneratorin në Elbasan.

Ish-zv. kryeministri Ahmetaj i ka hedhur poshtë akuzat e SPAK-ut dhe ka këmbëngulur që nuk është i përfshirë “në asnjë rrethanë në aferën e inceneratorit në Elbasan”.

Dosja penale e ish-zëvendëskryeministrit Ahmetaj shihet si test për SPAK-unlidhur me ndëshkimin ose jo të korrupsionit të politikanëve të lartë.

Shpërdorim detyre dhe abuzime me fondet publike

Akuzat e tjera ndaj ish-zëvendëskryeministrit Ahmetaj janë për korrupsion dhe pastrim parash, mosdeklarim apo fshehje të pasurisë dhe përfitime korruptive nga inceneratorët.

Në fillim të këtij muaji, SPAK administroi të gjithë dokumentacionin e 8 pasurive të paluajtshme dhe më pas vendosi sekuestro parandaluese për dy vila në bregdet të personave të lidhur me ish-zëvendëskryeministrin Ahmetaj.

Ngritja dhe rënia e ish-zëvendëskryeministrit Ahmetaj

Arben Ahmetaj është politikani socialist më jetëgjatë në tri mandatet e qeverisjes së kryeministrit Rama. Ai ka pasur poste të ndryshme ministrore në dy mandatet e para dhe në mandatin e tretë mori postin e zëvendëskryeministrit, që e mbajti vetëm 11 muaj, nga shtatori 2021, në korrik 2022, kur u shkarkua papritur nga kryeministri Rama.

Zhvillimet që pasuan vërtetuan dyshimet që shkarkimi i tij kishte ndodhur ndofta për shkak të përfshirjes në aferën e inceneratorëve. Kur SPAK-u publikoi zyrtarisht akuzat ndaj zëvendëskryeministrit Ahmetaj, kryeministri Rama që e pati bashkëpunëtor të afërt në qeverisjet e tij deklaroi që “nëse ato janë të vërteta ai, nuk e ndihmon dot”.

“Nëse ka shkelur ligjin, do të përgjigjet para ligjit”, deklaroi Rama për mediat.

Ish-zëvendëskryeministri Ahmetaj po hetohet në gjendje të lirë. Ai vazhdon të jetë deputet i Partisë Socialiste. Analistë të pavarur të Tiranës parashikojnë mundësinë e arrestimit të tij vetëm nëse SPAK-u do t’i kërkojë parlamentit një autorizim të thjeshtë, ngaqë me ndryshimet ligjore konsensuale mes maxhorances socialiste dhe opozitës, deputetët nuk gëzojnë imunitet para drejtësisë.

A po i vjen fundi i mosndëshkimit në nivele të larta?

Shoqëria civile është skeptike. Në një protestë para selisë së SPAK-ut, të organizuar në mes të kësaj jave (29.03) nga Unioni Shqiptar i Shoqërisë Civile, protestuesit i kërkuan SPAK-ut të bëjë drejtësi kundër korrupsionit, “të hetojë, zbulojë dhe ndëshkojë krimet e krerëve të lartë të politikës dhe drejtësisë në 30 vite demokraci, politikanët që kanë vjedhur pasurinë publike dhe t’u konfiskojë pasuritë e marra në rrugë korruptive,”

Nëse ndaj ish-zëvendëskryeministrit, Ahmetaj, do të merret masa e arrestit me burg, ai do të jetë ish-politikani i tretë i lartë në qeverisjet socialiste të kryeministrit Rama, pas ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-ministrit të mjedisit, Lefter Koka, të cilit i jepet një dënim i tillë. Në vitin 2021 ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, u dënua me dy vjet burg për korrupsion dhe mosdeklarim të pasurisë.

Pritshmëritë e qytetarëve të Shqipërisë ndaj SPAK për të shkallmuar kulturën e betonizuar të mosndëshkimit të zyrtarëve janë të larta. / Marrë me shkurtime nga DW

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Rritja e çmimeve në Jug, bie konsumi në të gjithë bregdetin

Nga fundjava që kaloi vihet re shtim i frekuentimeve...

VIDEO/ Rey Manaj zbarkon në aeroport, Sivasspor: Mirë se erdhe mbreti i Sivas!

Rey Manaj ka vendosur të rikthehet te Sivasspor. Sulmuesi...

VIDEO/ Dakut i mjaftojnë vetëm 4 minuta, shënon golin e parë në kampionat

Mirlind Daku u kthye në një çështje në Rusi,...

“Çmenden” çmimet në Himarë! 4 sufllaqe 40 EURO!

Çmimet abuzive në bregdetin shqiptar shihen si një ndër...