Pak para përfundimit të dënimit, humb jetën 37-vjeçari shqiptar në burgun e Zvicrës

Date:

- Advertisement -

Dëshmia e babait të shqiptarit që humbi jetën në burgjet e Zvicrës: Gjithçka ishte e qëllimshme

Sërish top-temë është bërë dëshmia e babait të shqiptarit që humbi jetën në burgjet e Zvicrës, duke u shprehur se gjithçka ishte e qëllimshme, përcjell albinfo.ch.

Media në Shqipëri, në emisionin e quajtur “Në Shënjestër”, ka trajtuar rastin e ndarjes nga jeta e Briken Hoxhës, shqiptarit që humbi jetën në ambientet e burgut, ku po vuante dënimin në Zvicër. Atij i kishin mbetur edhe vetëm pak kohë për t’u liruar nga burgu, Ndoshta diçka më pak se 30 ditë nga dita kur do të mund të takohej sërish me prindërit e tij.

Por Briken Hoxha nuk mundi t’ia arrinte kurrë kësaj dite, të shijonte lirinë e shumëpritur, pasi kthimi i tij këtë herë në Shqipëri nuk do të ishte ai që 37-vjeçari do të dëshironte. Përcellja e tij në atdhe do të bëhej nga një arkëmort dhe hije të shumta misteri se çfarë ndodhi me të, atë mëngjes të 17 korrikut të vitit 2021, në burgun Champ Dollon la Brenaz, në qytetin e Gjenevës, në Zvicër, burg nga ku ai doli i pajetë, ende edhe sot në rrethana të paqarta.

Referuar familjarëve të tij, i copëtuar dhe pa një fletëshoqërimi me vete që të tregonte cili ishte shkaku i vërtetë i vdekjes së tij të beftë. Por çfarë ndodhi me Briken Hoxhën në qelitë burgut Champ Dollon la Brenaz në qytetin e Gjenevës, në Zvicër. Përse autoritetet zvicerane u kujdesën përgjatë gjithë kohës të jenë të rezervuar dhe të mos japin asnjë informacion mbi arsyet që çuan në humbjen e jetës së të burgosurit të tyre?

Pavarësisht se ai ishte një i huaj dhe meritonte të njëjtin respekt në raport me ligjin, ashtu si edhe qytetarët e tjerë të Zvicrës. Çfarë fshehin këto autoritete mbi arsyet e humbjes së jetës së 37 vjeçarit?

Sipas dosjes hetimore të siguruar nga emisioni ‘Në shënjestër’, i pari që bëri kallëzim në prokurorinë e Tiranës për atë çfarë kishte ndodhur me djalin e tyre, ishte babai i Briken Hoxhës, ai që ngjiti shkallët e kësaj prokurorie për të mësuar të vërtetën e vështirë që rrethonte humbjen e pazakontë të jetës së djalit.

Sipas dëshmisë që Rafaek Hoxha dha, Brikeni gëzonte shëndet të plotë dhe kjo e kishte rritur edhe më shumë dyshimin te ta, mbi atë se çfarë atij mund t’i ketë ndodhur.

“Djali im Briken Hoxha, ka humbur jetën në rrethana të paqarta në një burg në Zvicër. Ai ka qenë duke vuajtur dënimin në burgun Champ Dollon Le Brenaz në qytetin e Gjenevës dhe ishte në pritje të lirimit në datë 15 gusht 2021. Por ai është gjendur i vdekur në qelinë e tij rreth orës 7.00 të mëngjesit të datës 17 korrik 2021. Djali im ka qenë rreth 37 vjeç dhe në një gjendje fizike dhe shëndetësore shumë të mirë”, ka deklaruar babai i Briken Hoxhës

Por vdekja e papritur e djalit të tyre, gjeti të papërgatitur edhe familjen, që nuk dinte t’i jepte një shpjegim rrethanave në të cilat kishte ndodhur për ta kjo gjëmë që erdhi si një rrufe në qiell të hapur.

Ndërkohë që familja hapi dyert e mortit, ajo me të cilën u përballën në vazhdim do të ishte edhe më e tmerrshme se edhe vetë lajmi për humbjen e Brikenit. Sipas babait të 37 vjeçarit, përballja me trupin e të birit, do të ishte një tjetër tronditje e fortë për ta.

“Trupi ishte në gjendje të tmerrshme, i hapur dhe i çarë në të gjitha pjesët e tij. Gjë e cila na ngriti dyshime të forta mbi autopsinë e kryer. Autopsia ligjore e cila realizohet nga mjekët përkatës specialistë ka një protokoll të caktuar gjatë realizimit të saj, kjo në varësi të gjendjes së trupit. Në burgun ku djali im vuante dënimin ka një skedë të gjendjes fizike apo shëndetësore si për çdo të dënuar tjetër. Autopisa e realizuar ndaj djalit tim, hapja në të gjithë pjesët e trupit më bën të dyshoj fort se ekzaminimi i autopsisë është realizuar me qëllim krijimin e vështirësive për ekzaminime të tjera duke e dëmtuar trupin në atë gjendje”, ka deklaruar babai i Briken Hoxhës.

Sipas familjes trupi i Brikenit është përcjellë me arkivol fillimisht nga Zvicra për në Kosovë dhe më pas në rrugë tokësore në Shqipëri.

I mbështjellë me qese plastike, një trajtim aspak dinjitoz për një qenie humane. Ndërkohë që është e pashpjegueshme për familjen Hoxha se si trupi I të afërmit të tyre, të kalonte pengesat kufitare pa pasur me vete dokumentacionin e plotë ligjor. Në këtë rast edhe autopsinë që duhet të shoqërojë trupin. Ç’ka e rrit edhe më shumë dozën e dyshimit: përse ishte e nevojshme nga autoritetet zvicerane të kryenin shkelje të tilla procedurale?

“Sapo jemi vënë në djeni të vdekjes së djalit, jemi njoftuar për agjencinë funerale që do të bënte transportin e trupit. Trupi është sjellë deri në Kosovë nga një agjensi kosovare i mbështjellë me qese plastike të zezë. Dhe arkivoli ka qenë i hapur dhe jo i mbyllur mirë. Kjo tregon që arkivoli nuk ka dalë nga morgu dhe nuk e di si ka ardhur apo është lejuar të futet trupi në Shqipëri pa dokumentacionin përkatës”, deklaron babai Briken Hoxhës

Familja ngre dyshime se Brikenit mund t’i jenë hequr edhe organet, ndonëse deri në këto moment, ky mbetet vetëm një hamendësim i babait.

“Autopsia ligjore, e cila realizohet nga mjekët përkatës specialistë ka një protokoll të caktuar gjatë realizimit të saj, kjo në varësi të gjendjes së trupit. Autopsia e realizuar ndaj djalit tim, hapja në të gjithë pjesët e trupit më bën të dyshoj fort se është realizuar me qëllim krijimin e vështirësive për ekzaminime të tjera, duke e dëmtuar trupin në atë gjendje. Ne nuk e dimë nëse djali i ka pasur apo i ka të gjitha organet në trup”, deklaron babai i Briken Hoxhës.

Sipas babait të Briken Hoxhës, ishte kjo aryeja që ai u drejtua në Prokurorinë e Tiranë për të bërë kallëzim.

“Djalin e ka sjellë në rrugë tokësore agjensia e funeraleve dhe ka hyrë në vend nga kalimi kufitar në Morinë. Vdekja e Brikenit në mënyrë të mistershme dhe enigmatike na krijoi shumë pikëpyetje dhe shqetësime, kjo për faktin se ne ende nuk kemi një informacion të plotë rreth vdekjes së tij, si edhe procedurat administrative dhe ligjore të ndjekura nga burgu ku vuante dënimin. Si edhe çfarë është konstatuar dhe shkaku kryesor i vdekjes” tha ai.

Por pse familja hedh kaq shumë dyshime mbi vdekjen e djalit të tyre? Pse humbja e jetës së tij për ta ishte e papritur? Vetë babai i Briken Hoxhës në dëshminë e tij dhënë në prokurori, thotë se komunikimi i fundit më të birin ishte vetëm pak ditë para se ta lajmëronin se ai nuk ishte më gjallë. Madje ai thotë se Brikeni mezi priste të linte qelinë.

“Komunikimi im i fundit me Brikeni ka qenë, dy-tre ditë para se të na lajmëronin se kishte vdekur. U ndjemë të befasuar, pasi jo vetëm nuk më shfaqi asnjë shqetësim, por ishte edhe i lumtur që do të dilte nga burgu, kjo për faktin se po afronte data e lirimit”, është shprehur ai.

Por ajo që e bën edhe më komplekse zbardhjen e së vërtetës së vdekjes së Briken Hoxhës, është fakti që autoritetet zvicerane nuk lajmëruan familjen të parë për atë që kishte ndodhur, por trupi u tërhoq nga të dashurat e djalit të tij.

Një situatë gati e pakuptimtë, se si familja të mbahej e painformuar mbi atë çfarë kishte ndodhur.

Por, edhe një situatë dyshuese, përse autoritetet zvicerane kishin një sjellje të tillë, në këtë rast.

“Trupin e djalit tim nga morgu në Zvicër më kanë thënë që e kanë tërhequr dy të dashurat e djalit të cilat unë nuk i njoh. Por ajo që dua të them edhe njëherë është fakti që djali nuk vuante nga asnjë sëmundje dhe gëzonte shëndet të plotë. Unë nuk di që ai të ketë qenë konsumator i lëndëve narkotike”, deklaron babai i Hoxhës.

Vetë babai i Briken Hoxhës thotë në vazhdim të dëshmisë së tij, se djali nuk i kishte shfaqur asnjë problem që lidhej me jetën e tij brenda mureve të qelisë, ose të paktën ai dinte vetëm atë që djali i tij i kishte thënë.

Por ndërsa gjëma që kishte rënë në familjen Hoxha, ishte bërë më e madhe, pas asaj që ata konstatuan në trupin e të afërmit të tyre, të tjera detaje të rrëfyera edhe këto nga goja e babait të Briken Hoxhës, tregon se dikush është përpjekur ta mbyllë këtë histori pa shumë bujë.

Ndoshta pse jo duke fshehur të dhëna që do të ishin të vlefshme për familjen por edhe për hetimet, siç është edhe fakti që të gjithë personazhet që dinë diçka për rrethanat në të cilat humbi jetën Briken Hoxha, kanë vendosur të heshtin, pavarësisht insistimit të vazhdueshëm të familjes.

Siç është sipas babait të Briken Hoxhës, edhe refuzimi i komunikimit nga avokati I djalit të tij në Zvicër, apo e dashura e tij në Itali.

“Avokat për rastin e djalit ka qenë një shtetas kosovar, i paguar nga shteti zviceran. Ne jemi përpjekur të marrim kontakt me të, por ai nuk na është përgjigjur asnjëherë. Po kështu vajza ime, është munduar të kontaktojë me agjencinë funerale, por nuk ka marrë asnjë përgjigje nga ata”, tha ai.

Më tej babai i Briken Hoxhës tregon se shërbimet funerale të përcjelljes së djalit të tij, i ka paguar e dashura e tij, e cila mesa duket edhe nga emri, është me origjinë shqiptare.

“Mesa më kanë thënë, paratë për shërbimin e agjencisë funerale, i ka paguar e dashura e djalit. Nga informacionet që kam ajo jeton në Itali dhe e ka emrin Eralda. Por edhe me të nuk është se kemi komunikim, për të ditur diçka më shumë për atë që ndodhi”, thuhet në dëshminë e babait të Briken Hoxhës.

Por ndërsa çështja e Briken Hoxhës është e rrethuar ende nga misteri se çfarë ndodhi me të, në fundin e muajit nëntori 2022, Gjykata e Tiranës, urdhëroi Prokurorinë, të vazhdojë të kryejë hetime të mëtejshme mbi arsyet që çuan në vdekjen e këtij të riu.

Një vendim absurd i kësaj prokurorie, që pa kryer asnjë verifikim, apo dërguar letërporosi te autoritetet zvicerane, vendos ti verë kapak, një dosje që në thelb jo vetëm ishte e rëndë, por nuk kishte shumë kohë që kishte ndodhur.

Pas vendimit të gjykatës, prokuroria rinisi hetimet për rastin dhe urdhëroi zhvarrimin e Briken Hoxhës, i cili prehej në varrezat në vendin e lindjes në Berat. Ekspertët e institutit të Mjekësisë ligjore, pritet të përfundojnë akteksperttizën dhe të përcaktojnë shkaqet e vdekjes së të riut, ekspertizë ende nuk ka përfunduar.

Nëna e Brikenit, e cila pas divorcit me bashkëshortin kishte kaluar pak kohë më djalin, kërkon me dëshpërim drejtësi. Ajo po troket bashkë me vajzën e saj në çdo institucion për të mësuar të vërtetën.

Dyshimet që ngre janë të forta dhe po ashtu faktet e grumbulluara janë shqetësuese. Por vetëm institucionet tona të drejtësë këto fakte nuk i shqetësojnë, institucione që me gjasë janë të pazonjat për të kërkuar llogari tek autoritetet e huaja për shkaqet e vdekjes së shqiptarit, e jo vetëm në këtë rast, por edhe në shumë të tjera.

Por, avokatë të huaj të pajtuar nga familja Hoxha, janë duke u përpjekur të zbardhin të vërtetën, atë të vërtetë që do të qetësonte shpirtin e trazuar të nënës, babait, e motrës së Brikenit. Atë të vërtetë që në fakt ju takon institucioneve ta gjejnë.

Tashmë që gjykata e ka urdhëruar prokurorinë të mos e mbyllë dosjen e Briken Hoxhës pa e hapur mirë, shumë pikëpyetje mbajnë pezull këtë histori? Përse të afërmve iu dorëzua arkmorti në Qafë Morinë vetëm me emrin e të riut dhe skedën e vdekjes?

Pse në këtë skedë nuk është e shkruar arsyeja e ndarjes nga jeta? Përse mungon dokumenti mjeko-ligjor, që vërteton shkakun e vërtetë të vdekjes? Nëse kjo vdekje ishte për shkaqe natyrale, apo për rrethana të tjera që autoritetet zvicerane, nuk janë të interesuara që të bëhen të ditura?

Përse nuk flasin e dashura dhe avokati kosovar që shteti zviceran kishte pajtuar për rastin e Briken Hoxhës? Çfarë fsheh heshtja e tyre? Dhe pse Prokuroria e Tiranës, në kundërshtim të hapur me ligjin, nuk filloi hetimet që në momentin e parë kur trupi erdhi në Shqipëri, por u vu në lëvizje vetëm pas kallëzimit të të atit të Briken Hoxhës?

Një rast i ngjashëm ky, për nga rrethanat edhe me atë të shqiptarit Saimir Sula, 31-vjeçari, i cili ndërsa u shtrua për Covid më 8 maj të vitit 2020, në spitalin ‘Del Mar’ në qytetin spanjoll të Barcelonës, u kthye në Shqipëri pa organin e zemrës.

Gjë që u konstatua nga familja e tij vetëm pas autopsisë mjeko-ligjore që iu bë në Tiranë, familja Sula, e cila bëri kallëzime të vazhdueshme në Prokurorinë e Tiranës. Por që ky organ akuze, u kujtua të dërgonte letërporosi në Spanjë, vetëm në vitin 2022, pas instistimeve të vazhdueshme të familjes.

Ndërkohë që vetëm pak kohë pas vdekjes të vëllait, motra e të riut, mori një raport nga Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe Shkencave Ligjore të Katalonjës (IMELEC), raport ku thuhej se ishte gjetur zemra.

Por që familja refuzoi ta besojë një lajm të tillë, sa kohë organet ligjzbatuese në Spanjë, nuk pranuan të kryhet ADN-ja nëse kjo zemër i përkiste Saimir Sulës, apo jo?!

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

10 vite nga ngritja e flamurit “Autochthonous” mbi Beograd, Ballist Morina: Nuk duhet KURRË të dekurajoheni…

Sot, është një ditë krenarie për shqiptarët pasi janë...

Shqipëria kundër të shkuarës, në Tbilisi tentojnë “kokën” e Gjeorgjisë

Kombëtarja shqiptare do të zbresë në fushë për të...

Zviceranët i bëjnë thirrje UEFA-s për dënimin e Serbisë: Ndëshkojini këta nacionalistë, vetëm krijojnë skandale

Mediat zvicerane kanë shprehur pakënaqësi të madhe për ngjarjet...