Dy të rinjtë i vranë djalin, Jeton Runaj gjykatësit: Ti e përqafon fëmijën, unë pres djalin të më kërkojë lekë për cigare

Date:

- Advertisement -

Xhuliano Hoxha dhe Euglen Halili u paraqitën sot në sallën e gjyqit në GJKKO për vrasjen e Rigers Runajt dhe Emiliano Ramazanit. Babai i të riut të ndjerë ka qenë gjithashtu i pranishëm në seancë, ku ka mbajtur një fjalim mjaft prekës përpara gjykatës.

Ai kërkoi drejtësi maksimale, ndërkohë tregoi edhe kthesën që ka marrë jeta e tij pas vrasjes së djalit. Ai tregon për sëmundjen e gruas së tij dhe pritjen se mos djali i tij “kthehet”.

“Ne jeni fukarenj, jemi njerëz të këputur. Dua drejtësi për vrasjen e djalit. Gruaja ime është e sëmurë, shpesh e mbyll në dhomë se kam frikë mos i ndodh diçka. Djalin ma vranë me 27 thika, u them këtyre çunave: mua vetëm një thikë më duhet që të shkoj tek im bir.

Dua që këta dy çunat të marrin atë që meritojnë asnjë ditë më shumë. Çdo ditë rri në shkallë dhe pres djalin, por ai nuk vjen. Me kuptoni dhe mua, ju gjyqtar dhe prokuror, i përqafoni fëmijët tuaj. Unë pres që djali të më kërkojë lekë për cigare”, tha babai i viktimës.

SPAK shpalli sot pretencën për Xhuliano Hoxhën dhe Euglen Halilin. Mësohet se për Hoxhën është kërkuar 30 vite burg, ndërsa për bashkëpunëtorin e drejtësisë, 12 vite.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related