Dyshimet/ Tritoli banesës iu vendos nga vetë familjarët që të mos ekstradohet Leonard Duka

Date:

- Advertisement -

Janë zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me lëndë eksplozivi në banesën në pronësi të Muhamed Dukës në zonën e Freskut në Tiranë.

Muhamed Duka është babai i Leoanard Dukës, kreu i të klanit Duka, të cilët janë kundërshtarë në botën e krimit me Ervis Martinajn.

Mësohet se prej 4 vitesh në banesën ku u vendos eksplozivi nuk jetonte asnjë person dhe Muhamed Duka ia kishte lënë për t’u kujdesur një personi tjetër. Ky i fundit ende nuk është gjetur nga Policia për t’u marrë në pyetje dhe grupi hetimor ka marrë vetëm dëshmitë e banorëve të tjerë të pallatit, të cilët kanë thënë se se kanë qenë në gjumë dhe kanë dëgjuar vetëm shpërthimin e fuqishëm.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se blutë e kryeqytetit, përveç pistës së një paralajmërimi, dyshohet se ngjarja mund të jetë edhe e stisur nga vetë familjarët, nisur kjo nga arrestimi i Leonard Dukës në Belgjikë pak javë më parë dhe si një përpjekje për të mos u ekstraduar mund të jetë përdorur kjo taktikë./voxnews.al

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Kush do t’i mbledhë ullinjtë tanë?”/ Habit Mitsotakis me deklaratën për emigrantë shqiptarë

Ardhja e emigrantëve të parë italianë në Shqipëri, si...

Pastronin paratë e klanit “Çopja”, arrestohet në Romë një prej vëllezërve Merkaj

Klajdi Merkaj, në kërkim ndërkombëtar për llogari të dosjes...

Vazot e kualifikueseve të Kupës së Botës, Shqipëria rrëzikon përballje “BIG” dhe me Kosovën

Me 13 dhjetor do të hidhet shorti i kualifikueseve...