“E ka të fituar, por me mua përballë do ia kisha marrë”, Luizi del zyrtarisht në fushatë me Benet Becin (VIDEO)

Date:

- Advertisement -

Ashtu siç edhe e paralajmëroi më herët, këngëtari Luiz Ejlli ka dalë zyrtarisht në fushatë në mbështetje të kandidatit të Partisë Socialiste për Bashkinë e Shkodrës, Benet Beci.

Ai ka qenë në krah të Benet Beci në një takim që ky i fundit ka mbajtur me një grup të rinjsh, teksa ka mbajtur dhe fjalimin e tij.

“Është njeri i mirë, më besoni, do t’iu ndihmojë të gjithë”, dëgjohet teksa thotë Luizi në një video të publikuar në rrjetet sociale, teksa më tej shton në formë humori: “Me sa kamë marrë vesh, Beneti e ka të fituar, por po të kisha qenë unë ia kisha marrë”.

VIDEO nga fjala e Luizit

Ndërsa në një video të publikuar në rrjetet sociale nga Edona Bilali, është momenti kur Luizi takohet me Benet Becin, teksa të rinjtë bërtasin “O Luiz o kampion, gjithë Shqipëria ty të don”.

Më herët, Luizi publikoi një foto ku shfaqej në krah të Benet Becit. Gjatë qëndrimit në Big Brother Vip, Luizi e ka përmendur disa herë Benet Becin dhe ka deklaruar se është habitur nga mbështetja që ka marrë dikur nga ai, vetëm e vetëm pse ishte shkodran.

“Kur nuk të ndihmojnë ata që mendon se i ke pasur afër, si mund të pretendosh të të ndihmojë dikush vetëm pse është shkodran. Personi në fjalë quhet Benet Beci, një familje shkodrane që unë e njoh shumë mirë, dhe e kam marrë në telefon. Ma ka hapur telefonin direkt. I thashë çfarë ke mundësi ndonjë vend pune, unë do ta bëj. Më ka ndihmuar, më ka futur në punë direkt dhe i jam mirënjohës gjithë jetën” – ka deklaruar Luizi.

- Advertisement -

Më të lexuarat

Me shume
Related

Alban Ramosaj – Ghost of the Past (Official Visualizer)

LYRICS: My dear ghost of the past Shall we...

On Valentine’s Day, Did Capital T Confirm His Rumored Relationship with Adrola Dushi?

The well-known Albanian rapper, Capital T, has set social...

State vs. State / BIRN: Police Accused of Violating the Law in Pro-Veliaj Protest

The Special Prosecution and Court have accused the State...

Official: Skënderbeu Announces Departure – Ermir Rashica to Continue His Career in Ukraine

Skënderbeu has officially announced the departure of Ermir Rashica....