“E kishte rrahur se i ngacmonte të dashurën”, flet një prej autorëve: Ja si i bëmë pritë dhe e vramë!

Date:

- Advertisement -

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 20-vjeçarit Stiven Toshkezi dy ditë më parë, pasi sherrit me të rinjtë Enzi Maze dhe Axel Hoxhaj 18 vjeç, ku ky i fundit ndodhet ende në arrati.

Burime për median bëjnë me dije se në dëshminë e tij lidhur me krimin, një prej autorëve të dyshuar Enzi Maze i cili u arrestua pak orë pas ngjarës ka deklaruar përpara policisë se nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me viktimën.

Enzi ka rrëfyer se ka vetëm pak ditë që është kthyer nga Holanda, ku dhe vazhdonte studimet por është vënë në dijeni për konfliktin që Alex Hoxhaj kishte me viktimën vetëm pasi ishte takuar me shokun e tij, ku ky i fundit pretendonte se ishte rrahur nga 20-vjeçari.

I riu rrëfen se shkak për konfliktin mes viktimës dhe Axelit ishte bërë një vajzë që pëlqente ky i fundit, por ajo ishte në një marrëdhënie me 20-vjeçarrin. Situata ka agravuar pasi viktima pretendonte se Axel Hoxhaj e shqetësonte vazhdimisht të dashurën e tij, si dhe ky i fundit njihej si një person problematik në zonë dhe shkollë.

Lidhur me natën kur ka ndodhur krimi, Enzi ka treguar se shoku i tij i ka bërë pritë edhe pse i kishte thënë se do ta takonte vetëm për t’u sqaruar.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related