Menduam se ishte postier”/ Autori i vrasjes së Nikulajt erdhi nga Shkodra, kontrolle në familjen Balaj

Date:

- Advertisement -

Biznesmeni Ardian Nikulaj është ekzekutuar mesditën e sotme në lokalin e tij në Shëngjin.

Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se autori i maskuar si motorist ka hyrë nga pjesa e pasme e lokalit, ka qëndruar përballë Nikulajt dhe e ka qëlluar 6 herë. Një plumb në kokë dhe trup i kanë marrë jetën 51-vjeçarit që në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 kandidoi si deputet me PSD.

Autori thuhet se ka ardhur me motor nga Shkodra dhe menjëherë pas ngjarjes së rëndë ai është larguar sërish për në drejtim të këtij qyteti. Dëshmitarët okularë në vendngjarje kanë menduar se autori ishte postier. Ai rezulton të ketë përdorur një armë zjarri pistoletë tip TT për të ekzekutuar Nikulajn.

Për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje, policia ka kryer kontrolle në 3 banesat e familjes Balaj në Lezhë. Kjo pasi në vitin 2000, ata kanë ekzekutuar vëllain e Ardian Nikulaj dhe pak kohë më pas dy persona nga ky fis janë vrarë. Kur policia ka mbërritur për kontroll nuk ka gjetur asnjë prej familjarëve dhe djemve të fisit Balaj pasi ata kanë vite që janë jashtë shtetit.

- Advertisement -

Më të lexuarat

Me shume
Related

Alban Ramosaj – Ghost of the Past (Official Visualizer)

LYRICS: My dear ghost of the past Shall we...

On Valentine’s Day, Did Capital T Confirm His Rumored Relationship with Adrola Dushi?

The well-known Albanian rapper, Capital T, has set social...

State vs. State / BIRN: Police Accused of Violating the Law in Pro-Veliaj Protest

The Special Prosecution and Court have accused the State...

Official: Skënderbeu Announces Departure – Ermir Rashica to Continue His Career in Ukraine

Skënderbeu has officially announced the departure of Ermir Rashica....