E trishtë, një tjetër shqiptar humb jetën në burgun e Korfuzit!

Date:

- Advertisement -

Një shqiptar ka ndërruar jetë në burgun e Korfuzit. Ngjarja mendohet se ka ndodhur disa ditë më parë dhe viktima është i riu, 35-vjeçari, i idenfikuar me iniciale L.B. nga Kurbini.

Detaje të tjera për ngjarjen i ka bërë me dije gazetari Shpëtim Zinxhiria, i cili tha për Euronews Albania se ngjarja nuk ishte raportuar.

“Kjo ngjarje ka ndodhur 4 ditë më parë në burgun e Korfuzit. Shqiptari 35 vjeçar është varrosur në Shqipëri. Familjarët nuk kanë dashur të japin më shumë informacion. Ngjarja e fundit nuk është raportuar në mediat vendase. Në mediat greke nuk është përmendur, vetëm në një portal. Megjithatë kushtet në burgjet greke janë përmirësuar. Por institucionet shqiptare duhet të jenë më në lartësinë e duhur. Në vitin 2018 kanë vdekur 24 shqiptarë, nga 2 në muaj dhe institucionet shqiptare kanë heshtur, por kjo nuk është punë e ambasadës,”- tha gazetari.

Ndërkohë që 27 të vdekur janë shënuar në 29 muajt në burgjet në Greqi, por deri më tani nga ana e autoriteteve shqiptare ka vetëm heshtje.

Edhe më rastin më të fundit, kur një i ri shqiptar u dhunua rëndë nga rojet e burgut teksa po transferohej nga një burg në tjetër, rasti as që u komentua nga Ambasada shqiptare në Greqi, apo dhe nga Ministria e Jashtme.-voxnews.al

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Rritja e çmimeve në Jug, bie konsumi në të gjithë bregdetin

Nga fundjava që kaloi vihet re shtim i frekuentimeve...

VIDEO/ Rey Manaj zbarkon në aeroport, Sivasspor: Mirë se erdhe mbreti i Sivas!

Rey Manaj ka vendosur të rikthehet te Sivasspor. Sulmuesi...