Emocionuese, familja Mulla kthehet pas 85 vitesh e përmalluar në Devoll

Date:

- Advertisement -

Një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve janë larguar nga vendi për një jetë më të mirë. Rasti i Remzi Mullës është emocionues duke qenë se ai është kthyer pas 85 vitesh me familjen në vendlindje.

I përmalluar për vendin ku u rrit, Remziu shikon se fshati Baban në Devoll, të qarkut të Korçës është po i njëjti, me ato shtëpi të vjetra dhe ato pak të rinj që shikon rrugëve.

Lotët janë të pashmangshme për Remziun, teksa ecën nëpër fshat dhe shtëpi, kujtimet e tij i ka të pakta pasi ka ikur kur ishte vetëm ishte 2 vjeç. Remziu që kthehet pas 85 vitesh arrin të njohë shtëpinë e tij dhe vendin ku familja babai dhe nëna e tij e kanë lindur para se të iknin në Australi.

Ndihet i keqardhur që nuk ka ardhur më përpara, por është i lumtur që arriti të kthehet pas 85 vitesh në vendlindje.. Të njëjtën dashuri për atdheun kanë edhe nipërit e Remziut, të cilët flasin me krenari për origjinën e tyre.

“Ne kemi lindur në Australi, por në të vërtet jemi shqiptarë, nga ky vend, nga ky fshat. Nga historia e Shqipërisë njoh Skënderbeun, Heroin tonë Kombëtar, kam lexuar për të”, thotë nipi i Remziut, Drini.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Kush do t’i mbledhë ullinjtë tanë?”/ Habit Mitsotakis me deklaratën për emigrantë shqiptarë

Ardhja e emigrantëve të parë italianë në Shqipëri, si...

Pastronin paratë e klanit “Çopja”, arrestohet në Romë një prej vëllezërve Merkaj

Klajdi Merkaj, në kërkim ndërkombëtar për llogari të dosjes...

Vazot e kualifikueseve të Kupës së Botës, Shqipëria rrëzikon përballje “BIG” dhe me Kosovën

Me 13 dhjetor do të hidhet shorti i kualifikueseve...