VIDEO/ Duartrokitje për Ballkanin e Ilir Dajës, mposhtin gjigantët e Kroacisë dhe hedhin kandidaturën për të kaluar grupin

Date:

- Advertisement -

Ballkani ka marrë një nga fitore më të rëndësishme në historinë e tij. Ekipi i Ilir Dajës meriton vetëm duartrokitje, teksa ka arritur të mposhtë me sukses gjigantët e Kroacisë, Dinamon e Zagrebit. Skuadra nga Theranda fitoi me rezultatin 2-0, duke shënuar nga një herë në secilën pjesë.

VIDEO e golit

Goli i parë u shënua në minutën e 44-t, pas një gjuajtjeje fantastike të Kryeziut. Dinamo e Zagrebit u përpoq të ndryshonte rrjedhën e lojës gjatë pjesës së dytë, por pa sukses. Hamidi dërgoi topin në rrjetë për të dytën herë në minutën e 83-të, duke mbyllur historinë e kësaj përballjeje.
Kjo fitore ngre lart shpresat e tifozëve të Ballkanit. Kampionët e Kosovës kanë mposhtur ekipin më të fortë në grup dhe hedhin kështu kandidaturën për të kaluar fazën e grupit. Kundërshtari i radhës është Astana, një fitore ndaj të cilëve do të ndizte edhe më tepër ëndrrën e skudrës së Ilir Dajës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Rritja e çmimeve në Jug, bie konsumi në të gjithë bregdetin

Nga fundjava që kaloi vihet re shtim i frekuentimeve...

VIDEO/ Rey Manaj zbarkon në aeroport, Sivasspor: Mirë se erdhe mbreti i Sivas!

Rey Manaj ka vendosur të rikthehet te Sivasspor. Sulmuesi...

VIDEO/ Dakut i mjaftojnë vetëm 4 minuta, shënon golin e parë në kampionat

Mirlind Daku u kthye në një çështje në Rusi,...

“Çmenden” çmimet në Himarë! 4 sufllaqe 40 EURO!

Çmimet abuzive në bregdetin shqiptar shihen si një ndër...