Ergys Kaçe bie pre e mashtrimit: Dha 20.000 € për një “BMW X1 M” por s’e mori kurrë

Date:

- Advertisement -

Një kompanie me seli në Patra, Greqi akuzohet se në bashkëpunim me një agjent sportiv, i cili vepronte si ndërmjetës, kanë porositur automjete luksoze për futbollistë, biznesmenë e mjekë por që kurrë nuk ua kanë dorëzuar.

Mediat greke raportojnë se kjo kompani dhe agjenti me mashtrimin “makinat vijnë nga Gjermania me çmim të ulët” kanë përfituar mijëra euro nga paradhëniet e marra nga porositësit dhe më pas janë zhdukur.

Një ndër këta porositës që nuk mori kurrë makinën dhe paratë e paradhënies është edhe futbollisti shqiptar Ergys Kaçe.

Ka qenë shoku i tij futbollist Giorgos Delizisis ai që i ka treguar shqiptarit për makinat që vinin nga Gjermania me çmim të ulët dhe me të gjitha dokumentet.

Kaçe që luan këtë vit me skuadrën e Volos ka porositur një makinë prej 70 mijë eurosh në Gjermani, por që vlera e së cilës në Greqi është 130 mijë euro. Ai ka paguar 20 mijë euro paradhënie por makina “BMW X1M” nuk i erdhi kurrë.

Ai është detyruar ta blejë me çmimin e jashtëzakonshëm prej 12.500 euro.

Në fillim më thanë se fajin e kishte dogana, më pas pandemia dhe një mori justifikimesh të tjera. Përfundimi është se makinat që kisha rënë dakord të blija nuk më erdhën kurrë.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Rritja e çmimeve në Jug, bie konsumi në të gjithë bregdetin

Nga fundjava që kaloi vihet re shtim i frekuentimeve...

VIDEO/ Rey Manaj zbarkon në aeroport, Sivasspor: Mirë se erdhe mbreti i Sivas!

Rey Manaj ka vendosur të rikthehet te Sivasspor. Sulmuesi...

VIDEO/ Dakut i mjaftojnë vetëm 4 minuta, shënon golin e parë në kampionat

Mirlind Daku u kthye në një çështje në Rusi,...

“Çmenden” çmimet në Himarë! 4 sufllaqe 40 EURO!

Çmimet abuzive në bregdetin shqiptar shihen si një ndër...