Ernest Muçi drejt gjigantëve të Evropës, 15 milionë euro për sulmuesin e Kombëtares! Përfiton edhe Tirana

Date:

- Advertisement -

Ernest Muçi është duke kaluar një formë fantastike te Legia e Varshavës. Sulmuesi i Kombëtares ka pasur disa oferta në verë, teksa Celta Vigo nga La Liga spanjolle u interesua për të, duke ofruar deri në katër milionë euro. Tanimë Panorama Sport bën me dije se është klubi i Monacos në Francë ai që dëshiron sulmuesin, duke ofruar deri në 15 milionë euro për kartonin e tij.

Nëse ky kalim ndodh, nga kjo situatë do përfitonte edhe Tirana, me bardheblutë që kanë mbajtur 10 përqind të kartonit të lojtarit. 1.5 milionë euro do shkonin te Tirana nëse ky kalim ndodh në janar ose verën që vjen, me Muçin që do bëhej shitja më e shtrenjtë nga kampionati polak drejt një tjetër vendi.

22-vjeçari ka kontratë me Legian deri në verën e 2025, ndërsa vlera e tij në treg është për momentin 2.5 milionë euro. I blerë nga Legia në 23 shkurtin e 2021, Tirana përfitoi asokohe 500 mijë euro nga sulmuesi. Tanimë duket se Muçi me shtatë golat e shënuar këtë fillim sezoni ka bërë për vete klubin e Principatës që luan në Ligue I, duke dashur të bëjnë të vetin sulmuesin për një shifër rekord.

Po sipas shtypit të shkruar, në lojë është futur edhe Jorge Mendes, ish-agjenti i Cristiano Ronaldos. Pritet që dimri të jetë “i nxehtë” për të ardhmen e Muçit, që do jetë pjesë e Kombëtares për ndeshjen e 12 tetorit kundër Çekisë.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Kush do t’i mbledhë ullinjtë tanë?”/ Habit Mitsotakis me deklaratën për emigrantë shqiptarë

Ardhja e emigrantëve të parë italianë në Shqipëri, si...

Pastronin paratë e klanit “Çopja”, arrestohet në Romë një prej vëllezërve Merkaj

Klajdi Merkaj, në kërkim ndërkombëtar për llogari të dosjes...

Vazot e kualifikueseve të Kupës së Botës, Shqipëria rrëzikon përballje “BIG” dhe me Kosovën

Me 13 dhjetor do të hidhet shorti i kualifikueseve...